Stinët e zemrësShembull

Vetë-hetim i shpeshtë
Hetoni veten tuaj a jeni në besim. - 2 e Korintasve 13:5
Kur reflektojmë se lumturia jonë varet nga të zotëruarit e besimit të vërtetë, si për tani ashtu edhe për përjetësinë; se gabimi më i vogël mund të jetë prodhues i të këqijave, natyra dhe shtrirja e të cilave tejkalojnë fuqitë tona të të kuptuarit; dhe se ky besim duhet kërkuar me zell para se të arrihet; ne me patjetër, nëse zemrat tona nuk janë verbuar plotësisht nga mëkati dhe ngurtësuar më shumë se një gur mulliri, duhet të thërrasim me sinqeritet dhe seriozitet, “Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?” Është shumë pak të shpallësh krishterimin, të përftosh një njohuri teorike mbi doktrinat e tij, të flasësh për natyrën dhe përsosmërinë e tij dhe, në një mënyrë fariseje, t'i japim trajtë pjesës tonë të jashtme, me urdhërimet e Tij. Të bësh të gjitha këto është një gjë e vogël, por nëse i bën, dhe nuk shoqërohen me atë hir të Perëndisë që është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve, nuk është veçse larje e pjesës së jashtme të kupës dhe pjatës, ndërsa përbrenda jemi plot prishje.
Vepra e shenjtërimit është një vepër e madhe, të cilën asnjë përveç fuqisë së madhe të Perëndisë nuk mund ta kryejë; sepse kush përveç Tij mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër dhe të sjellë çlirim për krijesën e shitur në mëkat, nga skllavëria e tij ndaj Satanit, kur ai vetë është kundër çlirimit të tij dhe ta sjellë atë në lirinë e lavdishme të bijve të Perëndisë? Por, sa e madhe është kjo vepër, aq edhe e larmishme nga çdo gjë që mund të bëjë njeriu ose djajtë, megjithatë është një për të cilën Satani dhe zvetënimi i zemrave tona përdorin të gjitha përpjekjet e tyre për t’u shtirur. Siç na thuhet, kundërshtari mund të “shndërrohet në engjëll drite” dhe “zemra është gënjeshtare mbi çdo gjë dhe e ligur keq”. Mbi këto dy të vërteta ndikuese dhe alarmuese është ngritur ai mashtrim i fortë me anë të të cilit kaq shumë njerëz janë çuar të verbër, drejt dëshpërimit të përjetshëm. Pra, sa e nevojshme është që ne duhet, shpesh dhe me kujdes, të hetojmë veten, nëse jemi në besim.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al