Stinët e zemrësShembull

Çiltërsia e Krishtit(1)
“Ejani, shikoni një njeri që më ka thënë gjithë sa kam bërë; mos vallë ky është Krishti?” - Gjoni 4:29
Nuk është thjesht një besim i turbullt, i përgjithshëm në Krishtin, si një mësues që do të na tregojë të gjitha gjërat që mjaftojnë për bindjen e zemrës për realitetin e Jezus Krishtit, por është njohja individuale e Tij si Hetuesi që më tregoi gjithçka që kam bërë. Kjo qe çfarë e shtyu gruan samaritane të thërriste: “Mos vallë ky është Krishti?” Kjo ishte për të dëshmia e pa rezistueshme e hyjnisë së Tij.
Po për ne? Nëse dimë ndonjë gjë për ndërveprimin e vërtetë me Zotin Jezus, përvoja jonë nuk do të jetë ndryshe nga e saja. Kur Ai që kërkon Jerusalemin me qirinj, e kthen flakën e mprehtë të syve të Tij mbi qoshet e errëta të zemrave tona dhe ndez dritën e tyre largpamëse, gjithë-zbuluese mbi kthesat e largëta dhe të harruara prej kohësh të jetës sonë; kur në dritën e Tij ne shohim errësirën, dhe në pastërtinë e Tij shohim mëkatin që ishte, ose që është; kur Ai i deklaron njeriut mendimin e Tij, dhe pastaj e bind se Ai është ashtu siç mendon në zemrën e vet, atëherë ne e dimë për veten tonë se Ai me të Cilin kemi të bëjmë, është vërtet Krishti.
Jo vetëm që Ai na tregon, por është diçka shumë më tepër se kaq. Nuk është thjesht një dorë e padukshme që largon velin nga skenat e fshehura dhe sjell dritën mbi to, në mënyrë që t'i shohim ato nëse duam. Por është diçka më personale, më e jashtëzakonshme dhe akoma më e ndjeshme se kaq. Ai na tregon atë çfarë kemi bërë, dhe, nëse mbajmë vesh çfarë Ai do të na thotë, do të jetë shumë e qartë, shumë e plotë, dhe tërësisht e pagabueshme.
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al