Stinët e zemrësShembull

Prindi i të gjithë hireve
Po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t'i thoni këtij mali: ``Zhvendosu nga këtu atje'', dhe do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju. - Mateu 17:20
Mike e dashur, mëso shumë nga sprovat e tua: ato janë thesare dhe bekime të fshehura dhe nxiten në lutje. Lutu gjatë mundimeve, lutu për mundimet dhe lutu pas mundimeve, që të mos humbasësh të mirën që është projektuar dhe llogaritur që të marrësh. Nëpërmjet shumë shtrëngimeve ne do të hyjmë në Mbretëri; dhe është mençuria jonë dhe bekimi ynë që të shikojmë me zell providencën e Tij në gjithçka që përjetojmë, në ngjarjet më të vogla të jetës, si në ato më të mëdhatë, edhe kur sprovohemi, le të shkojmë dhe t'i kërkojmë Zotit të na zbulojë arsyen dhe pse. Nëse Ai nuk na përgjigjet menjëherë, Ai do të na bëjë të qartë në kohën e duhur, dhe kjo do të na sjellë të mira neve dhe lavdi Atij.
Ne po kalojmë nëpër një botë që shtrihet në të ligun dhe kemi një trup mëkatar dhe vdekjeje me të cilin luftojmë së brendshmi. Besimi, besimi i çmuar dhe prindi i çdo hiri tjetër të Frymës jepet për të na mundësuar të kapërcejmë këtë mori armiqsh, me të cilët duhet të luftojmë gjatë gjithë rrugëtimit tonë; dhe Perëndia, vetë Perëndia ynë, na vendos në pozita të tilla që ta nxjerrim në pah besimin dhe ta ushtrojmë atë. Ai do ta nderojë Atë, sado i brishtë të jetë. Besimi nderon Jezusin në momente të tilla dhe Ai nderon besimin. Dhe sa i çmuar është Jezusi në stinë të tilla! Sa bekim që Ai na e bën Veten të njohur për ne! Ai pëshpërit paqe të ëmbël dhe ngushëllimi të çmuar për zemrat tona të pikëlluara, na vendos në gjirin e Tij të dhembshur, qetëson çdo mendim rebel dhe shuan çdo frikë të mundshme me fjalët e Tij të hirshme: “Nuk do të të lë, as nuk do të të braktis”. Dhe atëherë ne bëhemi të afta të marrim një pamje të re të trashëgimisë sonë atje lart dhe të kuptojmë të drejtën tonë në zotërimin e saj të patjetërsueshëm dhe të përjetshëm. Le të mendojmë më shumë se ç’bëjmë zakonisht. Le ta shohim botën si një gjë kalimtare, dhe vetën tonë të vdekur me të.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al