Stinët e zemrësShembull

Një gotë ujë të freskët
Në të vërtetë po ju them: për aq sa ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua. - Mateu 25:40
Unë mendoj se ne mund t'i shërbejmë Zotit tonë jo vetëm përmes financave tona. Ti e di se gjithçka që kemi është e Tij. A nuk jemi vendosur prej Tij me dashamirësi në pozicione ndikuese? Le ta përdorim ndikimin që na është dhënë për shërbimin e Tij në dobi të vëllezërve tanë më të varfër, të cilët janë njësoj pjesëtarë të trupit të Tij së bashku me ne. Bujaria nga një person i varfër ndaj një tjetri shpesh tregohet më bukur përmes sakrificës së kohës, gjumit dhe rehatisë, e bërë në kohën e sëmundjes për fqinjët e varfër dhe të sëmurë. Nëse këto sakrifica bëhen për hir të Krishtit, bamirës të tillë të varfër do të dëgjojnë ditën e fundit Shpëtimtarin t'u thotë atyre: “isha i sëmurë dhe ju më vizituat.”
Të gjithë kemi parasysh se gjëja më e rëndësishme është që ofertat tona të parave, aftësive, ndikimit, kohës e kështu me radhë, t'i bëjmë drejtpërdrejt për Zotin tonë. Përmes hirit të Tij, ne mund të kërkojmë ta kënaqim Atë. Shpëtimtari ynë nuk ulet më në mesditë nën qiellin lindor, i lodhur nga udhëtimi, duke kërkuar një rrjedhë uji. Por edhe një “gotë uji”, e dhënë në emrin e Tij, do të vëzhgohet nga Ai dhe do të konsiderohet se i është dhënë Atij. Asnjë grua që shërben tani nuk mund t'i shërbejë jetës së Zotit në tokë dhe të kujdeset për Të, por ato që kujdesen për të varfrit e Tij, të sëmurët e Tij, të mjerët dhe të burgosurit nga dashuria që kanë ndaj Jezusit, do të dëgjojnë në fund se në sytë e Tij është njësoj sikur t'i jetë bërë Vetë Atij. Sa fisnike do të jenë atëherë të gjitha shërbimet e atyre që shërbejnë për Krishtin! Sa i sigurt është shpërblimi i tyre në qiell.
Perëndia u mundësoftë shumë vetave që po e lexojnë këtë të mësojnë dhe të bëjnë detyrën e tyre ndaj Krishtit, Kreut tonë, që, në ditën e gjykimit, ata të mund të dëgjojnë me hare fjalët drejtuar atyre: “Ejani, të bekuar të Atit tim; trashëgoni mbretërinë që u bë gati për ju që nga themelimi i botës.”
Elizabeth Julia Hasell
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al