Stinët e zemrësShembull

Sy të lodhur
Sytë e mi ishin të lodhur duke parë lart. O Zot, jam i shtypur; bëhu ti garanti im. - Isaia 38:14
Ezekieli qe i sëmurë rëndë kur shkroi psalmin ose këngën, nga e cila janë marrë këto fjalë. Një sëmundje e gjatë dhe e lodhshme e kishte çuar te “portat e varrit” dhe ai këtu shpreh me një gjuhë prekëse, me disa rënkime, psherëtima dhe klithma që i rridhnin nga zemra gjatë kohës kur pati frikë se mund të privohej nga vitet që i kishin ngelur.
Sapo lexova për herë të parë këto vargje, zemra ime ndjeu zili për përvojën e mbretit të mjerë dhe të sëmurë. Çfarë! Të shikoj drejt Perëndisë vazhdimisht dhe vazhdimisht sa sytë e mi të lodhur duke parë lart? Kjo me siguri do të ishte një dhimbje e këndshme, një pikëllim i ëmbël, një arritje shpirtërore nga më të rrallat dhe e bekuar. Me mua mjerisht, është kaq ndryshe - sytë e mi më së shumti dështojnë duke parë së brendshmi!
Por unë shikoj përsëri me kujdes tekstin dhe zbuloj se duhet të lexohet kështu: “sytë e mi u lodhën duke parë lart.” Dy fjalët “duke parë” janë të shtuara. Ato nuk gjenden në hebraishten origjinale. Kuptimi fjalë për fjalë është, “Qepallat e syve të mi janë ulur; sytë e mi janë shumë të dobët për të parë lart.” Ah! Tani mund t’i kuptoj. Fjalët e Ezekias prekin vetë shpirtin tim. Është sikur të kishte thënë (atë që më është dashur ta them shpesh), “Unë jam dobësi e plotë, Zot; një peshë mëkati, pikëllimi, dhe sëmundjeje më shtyp. Unë jam rrëzuar aq poshtë saqë as nuk mund t'i ngre sytë lart drejt Teje. Por eja Ti, ulu pranë shtratit tim, pranë meje, Zot, që të mos kem nevojë të shikoj lart, por të mbyll sytë e mi të lodhur për shkak të lumturisë se Ti po shikon poshtë me mëshirë mbi mua, duke thënë: mos ki frikë, sepse unë jam me ty.” Oh, sa qetësi e bekuar të vendosësh gjithçka - fizike, mendore dhe shpirtërore - në duart e Atit tim duke e lënë gjithçka atje. Kur besimi mund ta bëjë me gjithë zemër këtë transferim, gjithçka është mirë me shpirtin dhe paqja e Tij është e përsosur.
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al