Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 179 NGA 365

Duke kërkuar për bollëkun

Kërkoni që t'i keni të bollshme. - 1 e Korintasve 14:12

Ky është një urdhërim pothuajse befasues, megjithatë i drejtohet të gjithë atyre që në çdo vend thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit tonë, dhe padyshim na drejtohet dhe neve. Me shumë mundësi mendimet tona kanë qenë krejt të ndryshme nga mendimet e Perëndisë në lidhje me këtë urdhërim. Ne kemi menduar se do qe e kotë të kërkonim të kemi me bollëk, sepse nuk pamë asnjë mundësi për ta bërë këtë; se do qe mendjemadhësi të mendonim për një gjë të tillë; se do qe diçka e gabuar në mënyrë të qëllimshme, ta synonim këtë. Megjithatë, gjatë gjithë kohës, urdhërimi shpallte: “kërkoni që t'i keni të bollshme!”

Vetëm atëherë kur të dëshirojmë me zell dhuratat më të mira, përdorimi dhe zhvillimi i gjithë të tjerave ndodh natyrshëm; domethënë, ne duhet të dëshirojmë pafund dhe të përpiqemi me gjithë zemër të përdorim mjetet e Tij për t'u rritur në hir, për të marrë gjithnjë e më shumë nga plotësia e Tij, më shumë dritë dhe dashuri, më shumë besim dhe fuqi, dhe mbi të gjitha, më shumë nga Fryma e Tij. Edhe kur ndodh kështu, sa shpesh vendosim disa standarde njerëzore para nesh dhe themi: “Ah! Sikur të kisha vetëm gjysmën e hirit sa ka personi tjetër!” Nuk është mençuri të krahasojmë veten me të tjerët; është një burim që prodhon kufizim dhe pengesë. Le të heqim dorë nga kjo gjë, një herë e përgjithmonë, dhe të ecim në rrugën më të shkëlqyer të Perëndisë dhe të kërkojmë të kemi me bollëk. Le ta hapim gojën fort që Ai ta mbushë atë, duke kërkuar dhurata aq të mëdha sa bujaria e Tij mbretërore të mund të rritet për shkak të varfërisë sonë; duke kërkuar një përsosmëri të tillë fuqie, që të shihet se është prej Tij dhe jo prej nesh; duke kërkuar që Ai të përmbushë të gjithë kënaqësitë e mirësisë së Tij, saqë emri i Zotit tonë Jezu Krisht të përlëvdohet në ne.

Ka shumëllojshmëri dhuratash, por asnjeri nuk ngelet pa ndonjë. Çdo person ka dhuratën e tij ose të saj të caktuar nga Perëndia, sipas mënyrës së vet. Nëse mendojmë se është modesti të kërkojmë ose jemi vërtet të përulur të besojmë se kemi vetëm një talent, kjo është arsyeja më e madhe pse duhet ta shfrytëzojmë deri në fund këtë talent për Zotin tonë; sepse nëse kemi vetëm një, nuk është i yni, por janë paratë e Zotit tonë.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 178Dita 180

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al