Stinët e zemrësShembull

Vigjilencë
Lutuni pa pushim. - 1 e Thesalonikasve 5:17
Me çfarë Perëndie të fuqishëm që kemi të bëjmë dhe që ka të bëjë me ne, në çdo çast të ekzistencës sonë jetëshkurtër! Do të jetë mençuria dhe mëshira jonë po ta mbajmë këtë në kujtesë; kështu do ta shohim dorën e Tij të dhembshur në të gjitha periudhat e ndryshme të qeverisjes të Tij të drejtë. Le të synojmë të ecim me anë të besimit në një botë të mjerë, përmes së cilës po udhëtojmë drejt një shtëpie më të mirë. Armiku ynë gjithnjë vigjilent, djalli, kërkon të na zërë në grackë dhe të na plagosë, ndërsa ne ende kemi një armik më të madh brenda nesh, gjithnjë gati për të dëgjuar arsyetimin e tij mendjemprehtë. Sa shumë nevojë kemi që t'i thërrasim Zotit: “përforcomë e unë do të shpëtoj!”
Por Zoti është vazhdimisht në anën tonë. Le t'i drejtohemi vazhdimisht Atij dhe të mos dështojmë t'i dorëzojmë çështjet tona të vogla, si dhe ato më të mëdha. Shpesh kuptoj se duhet besim më i fortë për t'i sjellë shqetësimet më të vogla tek Ai sesa ato më të mëdhatë. Jeta jonë përbëhet nga gjëra të vogla, si hallka të vogla në një zinxhir të madh, që formon një tërësi të plotë. Oh, le të besojmë gjithçka që Perëndia ka thënë, duke e kuptuar Atë në Fjalën e Tij! Sigurisht, rrjedha jonë e krishterë është luftë. Le të kapemi fort pas Jezusit, sepse Ai kurrë nuk do të na zhgënjejë nëse shkojmë tek Ai për gjithçka që duam së brendshmi dhe së jashtmi. Nëse do të meditonim më shumë për përjetësinë që është afër; lavdinë që na pret; për shoqërinë e mirë që rrethon Jezusin, që kënaqet me rrezet e diellit të plotë të fytyrës së Tij ndërsa syri i Tij rrezaton në mënyrë të papërshkrueshme mbi ta, kjo do të na inkurajonte dhe nxiste në rrugëtimin tonë. Le të ruhemi nga ngatërrimet tokësore dhe të kemi më pak nga pasuritë dhe nderimet e kësaj bote. Përfytyro një njeri ambicioz mbi shtratin e tij të vdekjes. Çfarë ngushëllimi do t'i japë në ato momente gjithçka që ai zotëron? Asnjë! Por për një besimtare, Jezusi i çmuar si pjesa e saj, vlen më shumë se një perandori e tërë për të në një moment të tillë! Zoti Jezus na mundësoftë të jetojmë më shumë për Të dhe në Të! Sa më shumë ta testojmë Atë, aq më shumë do të kuptojmë se çfarë është Ai për ne. Zoti të bekoftë me praninë e Tij të dukshme dhe të mbroftë në pëllëmbën e dorës së Tij.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al