Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 182 NGA 365

Një portë gjerësisht e hapur

Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij. - Psalmi 147:11

Le të sodisim me kujdes fjalët e bekuara, inkurajuese, “Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij”. A nuk të përfshin dhe ty kjo? A nuk i frikësohesh Atij - dua të them, në një kuptim shpirtëror, jo një kuptim skllavëror që e trishton Atë - me një frikë për të vepruar në kundërshtim me vullnetin e Tij, me një frikë nga humbja e miratimit të Tij apo frikë nga fshehja e fytyrës së Tij? Atëherë, nëse kjo është e vërtetë, Ai kënaqet me ty! Mendo për këtë në heshtje për një moment. Vendose diku këtë libër të vogël dhe lëre shpresën e vyer të veprojë në zemrën tënde sepse ky është me të vërtetë një mesazh ngushëllimi për ty, dhe se ai duhet të pranohet menjëherë, të besohet dhe të gëzohet. Mos bëj tutje nga ky mesazh dhe mos refuzo ta pranosh bekimin sepse të duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë, dhe sepse ndihesh shumë mëkatare, tepër egoiste, gjysmake për të qenë e denjë për një dashuri kaq të dhembshur.

Për më tepër, a nuk e sheh se, nëse kjo portë nuk do qe aq e hapur për të druajturit si ty, Bariu i dashurisë e ka vërtitur atë edhe më tutje në pjesën tjetër të vargut, “Zoti kënaqet... me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.” Me siguri biri më i dëshpëruar dhe më i frikësuar nga bijtë e Zotit mund të arrijë deri këtu, dhe me një zemër të ndriçuar, me mirënjohje të thotë: “Zot i dashur, kjo duhet të jetë për mua!”

Mikja ime, nëse vërtet ke frikë nga Zoti dhe shpreson në mëshirën e Tij, ti e di se çështja nuk është se kush ti je, por se kush Krishti është për ty. Besimi në Zotin Jezus e zhvesh shpirtin nga leckat e tij të ndyra dhe e mbështjell me rrobën e lavdishme dhe të paçmuar të drejtësisë së Shpëtimtarit; dhe e veshur kështu, është e lehtë të shihet se të gjithë ata që besojnë duhet të jenë të këndshëm në sytë e Atit. Ah, shpirtra të dashur, është mirë të besoni në Fjalën e Perëndisë dhe të mendoni me hare se Ai kënaqet me ju, duke u gëzuar me etjen që keni për Të, dhe shpresoni në mëshirën e Tij që Ai sheh në zemrën tuaj.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 181Dita 183

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al