Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 187 NGA 365

Ki besim dhe vendose

Ki besim tek Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë.; Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar. - Psalmi 37:3–5

Vendose shpirtin tënd në dorën e Tij. Ai tha “s'kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët në pendim”. Detyra e Tij për botën tonë ishte të kërkonte dhe të shpëtonte të humburit. Duke besuar në mëshirën e Tij, nëpërmjet Krishtit, shpirti yt është po aq i sigurt sa fjala e Tij është e vërtetë; sepse askush që ka besim tek Ai, nuk humbet.

“Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në mençurinë tënde”. Mos u dekurajo për shkak të vdekjes, errësirës, ​​bredhjeve, dëshirës për dashuri, dëshirës për gjërat frymore, dëshirës së çdo lloji. Kush t'i tregoi këto të këqija dhe dëshira? Dielli i Drejtësisë që shkëlqen në shpirtin tënd të ka bërë të ditur shumë nga të këqijat, por as gjysmën nuk e njeh ende. Sa më shumë të mësosh për shenjtërinë dhe pastërtinë e natyrës hyjnore dhe shpirtërore të ligjit të Tij, aq më shumë do të jesh e pakënaqur me gjithçka tënden. Një apostull i perëndishëm tha: "sepse unë e di se në mua, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë."

Nëse ky ishte rasti me apostullin, i cili e vulosi dëshminë e tij me jetën e vet, a është e çuditshme që unë dhe ti, t'i kemi zemrat plot me të gjitha gjërat e neveritshme? Këto realitete janë shkak i përulësisë së thellë para Perëndisë, por asnjë prej dëshpërimit apo dyshimit. Të gjithë janë njësoj fajtorë dhe të pabesë. I gjithë trupi është i sëmurë dhe e gjithë zemra jo e shëndoshë, prandaj, ne kemi nevojë për një Krisht të plotë që të shlyejë mëkatin tonë, të mbulojë me drejtësinë e Tij të transferuar në ne shpirtrat tanë të zhveshur, dhe të jetë garanci për ne; për të na shenjtëruar me Frymën e Tij dhe për të na përgatitur për trashëgiminë që ka blerë. Oh, përpiqu të pushosh në Të. Besoje se ti je e plotë në Të. Dorëzohu, mikja ime e dashur, nga të mbështeturit dhe kredhurit në zemrën dhe veten tënde dhe përpiqu të kesh besim te një Shpëtimtar i plotfuqishëm për të të shpëtuar nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Premtimi "forca jote vazhdoftë sa janë ditët e tua,” vazhdon të qëndrojë.

Isabella Graham

Shkrimet e Shenjta

Dita 186Dita 188

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al