Stinët e zemrësShembull

Pengesat për rritjen shpirtërore
Largo nga unë kotësinë dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri, as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme. - Fjalët e Urta 30:8–9
Sa qartazi e shoh se gjërat e lehta dhe prosperiteti nuk u shërbejnë fëmijëve të Perëndisë. Mos i lakmo, të lutem! Si mundet që krijesa të vjedhë/marrë dhembshurinë e zemrës së Perëndisë! Por për këtë, unë jam e sigurt se, kur ndodh kështu, Ati ynë i mirë dhe i mençur di si të sillet me fëmijët e Tij. Ai thyen cisternat e tyre dhe shkatërron gungat e tyre. Gjithashtu, çfarë laku për besimtarin është shoqëria e atyre që nuk janë të ripërtërirë. Natyra jonë është shumë më e prirur për të keqen sesa për të mirën, saqë ne e thithim helmin gradualisht, duke ndotur kështu të gjithë qenien tonë shpirtërore. Kush mund të mbyllet në një varr me një kufomë të kalbur dhe të mos ndjejë që trupi, forca dhe jeta e tij po keqësohen?
Zoti na ruajt në mëshirë! Nuk është e nevojshme të kemi një bollëk të së mirës tokësore për të bërë që zemra të largohet nga Perëndia. Lëreni atë që pretendon se beson, të qëndrojë në mendjelehtësinë e vet dhe të ndiejë se nuk ka nevojë për asgjë. Dhe nëse nuk do të ketë me të vërtetë nevojë, kjo do të vërtetojë atë që sapo thamë. Nëse Satani tundon ndonjëherë njërin prej këtyre që të lakmojë pasuri, është për të ndihmuar ata që kanë nevojë për të, megjithatë ne duhet të mbajmë zi për këtë kurth. Por Jezusi shfaqet shumë shpejt dhe jep besim për t'i rezistuar të ligut. Dhe ne shohim në një moment se si e dëmtojmë veprën e bekuar në shpirt dhe i mposhtim të mirat me të cilat planet e Mikut tonë më të mirë na nxjerrin nga varfëria dhe sprova. Askush përveç Vetë Perëndisë nuk është një pjesë e kënaqshme. E gjithë toka, me të gjitha rahatitë e premtuara, nuk mund ta bëjë këtë. Prandaj apostulli nxit,“Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: "Nuk do të të lë, as nuk do të të braktis." Prandaj ne mund të themi me guxim: "Zoti është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?".
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al