Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 193 NGA 365

Rrëfimi i mëkateve

Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: «Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit», dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela). - Psalmi 32:5

Rrëfimi i mëkatit është një nga ushtrimet më të shenjta dhe më të shëndetshme të shpirtit të përtërirë. Është privilegji ynë i çmuar të shkojmë te Jezusi të ndërgjegjshme sepse kemi dështuar në mendime, fjalë dhe vepra; t'ia rrëfejmë Atij mëkatin që në momentin që e zbulojmëmëkatin dhe të jemi të ndjeshme ndaj fajit të mëkatit, qoftë kur jemi me njerëz, qoftë në rrugë apo kudo tjetër. Zoti mund të lexojë mendimin, të interpretojë psherëtimën, të kuptojë shikimin, të dëgjojë pëshpëritjen dhe në një moment të zbatojë gjakun që jep falje, paqe dhe dashuri nga zemra e dashur, besnike e Jezusit. Davidi thotë: “para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: «Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit», dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim”(Psa. 32: 5). Apostulli Gjon thotë: “po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi... dhe në qoftë se ndokush ka mëkatuar, kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin, të drejtin”(1 Gjo. 1:9; 2:1).

Pra kjo është çfarë Zoti dëshiron. Një rrëfim i përulur, pendestar dhe i hollësishëm i mëkatit do ta mbajë ndërgjegjen të butë, do të krijojë një shpirt vigjilent brenda nesh, do të shenjtërojë zemrën dhe do të na afrojë gjithnjë e më shumë me kryqin dhe Krishtin e kryqit. Kështu pra, shko te Jezusi. Asnjëherë mos e humb atë që është një me ty. Ai është me ty në të gjitha shqetësimet e tua, në të gjitha sprovat dhe bekimet e tua, në të gjitha pikëllimet dhe gëzimet e tua. Syri i tij i dashur është mbi ty përgjithmonë. Ai të deshi me një dashuri të përjetshme dhe me dashamirësi të tërhoqi drejt Vetes. Mos fshih asnjë sekret prej Tij. Mbaj një zemër të hapur me Krishtin. Nëse dashuria jote është e ftohtë, Ai do të ta ngrohë atë. Nëse shpirti yt është i dëshpëruar, Ai do të ta ngrejë lart atë. Nëse zvetënimet e tua janë të forta, Ai do t'i nënshtrojë ato. Sa më shpesh të vish, aq më e mirëpritur do të jesh. Ti nuk mund ta lodhësh dhe as ta rraskapitësh Atë.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 192Dita 194

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al