Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 197 NGA 365

Paqe përballë mundimeve

Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i shenjtorëve. - Zbulesa 15:3

Rrallë herë besimi ynë sprovohet më shumë, nëse ndodh të jemi të thirrura të heqim dorë nga ata miq, me ekzistencën e të cilëve lumturia jonë është e lidhur materialisht. Ne gjithashtu, ndoshta, nuk mund të kemi një dëshmi përfundimtare për vërtetësinë e tij derisa të thirremi për të kaluar nëpër furrën e pikëllimit. Besimi i një formalisti ose hipokriti mund të duket i shëndoshë për sa kohë që Perëndia derdh mbi të diellin e kthjellët të prosperitetit. Por nëse Ai bën që retë dhe errësira të përhapen në horizontin e tij, atëherë ai thërret: “rruga e Zotit nuk është e drejtë''.

Është dëshmi e një besimi të vërtetë që të jemi në gjendje që, kur të gjitha gjërat janë kundër nesh, t'i ngremë sytë në paqe tek Ai që ulet mbi fronin e qiejve, që mban frenat e sundimit universal në dorën e Tij, dhe të themi, "të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i shenjtorëve." Këtë prirje, mikja ime e dashur, besoj se e ke dhe ti, edhe pse mund të jetë e papërsosur. Dhe nëse është kështu, mund të jesh e sigurt se ky pikëllim do të veprojë për të mirën tënde. Asgjë nuk e meriton emrin fatkeqësi, nëse na çon në një njohuri dhe varësi më të përsosur në Të, favori i të Cilit është jeta dhe mirësia e të Cilit është më e mirë se vetë jeta. Prandaj, për të krishterin, vuajtjet janë po aq bekim sa ato dhurata të cilave ne jemi të prirura t'ua caktojmë këtë term.

Ndoshta ti thua, "kam frikë se nuk jam e krishterë." Asgjë nuk është më shqetësuese sa kjo. Çdo gjë mund të përballohet nëse zbutet dhe ëmbëlsohet me praninë dhe bekimin të Perëndisë. "Hetoni veten tuaj a jeni në besim." Nuk guxoj të të them, pra, shpreso pa e hetuar veten; por, mikja ime e dashur, mund të të them mos u dëshpëro. Mos shiko veten por shiko Krishtin, Qengjin e Perëndisë që heq mëkatin e botës. Asnjëra prej nesh nuk ka nevojë të dëshpërohet për sa kohë kemi një Shpëtimtar kaq të fuqishëm dhe të mëshirshëm, te i Cili mund të drejtohemi, i Cili është Autori dhe Përfunduesi i besimit dhe i Cili ende nuk ka dëbuar asnjë dhe nuk do të përjashtojë askënd që vjen tek Ai.

Susan Huntington

Shkrimet e Shenjta

Dita 196Dita 198

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al