Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 198 NGA 365

Pamja e Krishtit zbeh gjërat tokësore

«I denjë je, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë » - Zulesa 4:11

Në emrin e çmuar që është mbi çdo emër, pyes: a është gjithçka mirë me ty? A lulëzon hardhia dhe a duket rrushi i butë? Dhe a e sheh se shija e vajrave të të Dashurit përhap një erë të këndshme? A është Jezusi gjithnjë e më i çmuar, më i dëshirueshëm se kurrë? A është Ai, për vlerësimin tënd, më i mirë se rubinët dhe a mund të krahasohen të gjitha gjërat që mund të dëshirohen me të drejtë, me Të? A po e mpreh Fryma e Shenjtë oreksin tënd për Bukën e Jetës, kështu që me dëshira më të zjarrta të thuash: "Asgjë përveç Jezusit?" Kur Ai të vendoset në vendin e duhur, edhe gjërat e tjera do të jenë në vendin e tyre. Është lartësimi i Tij në shpirtin tënd ai që i bën gjërat e tjera të fundosen në nivelin e tyre të duhur. Dhe, oh, Ai është aq i denjë, aq i përshtatshëm, krejtësisht i bukur sa që ne nuk mund ta çmojmë aq shumë sa duhet ose të mbështetemi tek Ai aq fort. E tëra çfarë mund të them për Të është asgjë, asgjë krahasuar me vlerën e Tij. Por përmes hirit të çmuar, unë, një mëkatare e poshtër, e provova dhe e mora këtë Fjalë të çmuar të jetës dhe gjeta një përfitim kaq të bekuar, një gjallërim të tillë të shpirtit, saqë dua të shkaktoj te të tjerët dëshirim për këto kënaqësira mbretërore. Ndoshta mund të mendoja se Zoti po bën punën e Tij, dhe unë vetëm po ndërhyj më kot, nëse nuk do të lexoja në Fjalën e Tij të Shenjtë për "nxitjen e njëri-tjetrit" dhe "nxitjen e mendjeve të pastra me anë të kujtimit". Nëse me shumë përpjekje të brishta mund të mësohem të nxis vetëm një kujtim të ngrohtë e të dashur të Tij, duhet të jem mirënjohëse. Satani po përpiqet gjithnjë e më shumë që ta largojë mendjen tonë nga ky objekt. Ai ose do të të joshë, ose do të të alarmojë. Ai ose do të përdorë atë që është e këndshme, ose atë që është e dhimbshme. Pra, çdo gjë për të mos lejuar që shpirti të vuloset me Krishtin, të mos shikojë drejt Jezusit dhe të besojë në Të për jetën dhe shpëtimin. Sidoqoftë, të gjithë ata që janë caktuar për në jetën e përjetshme do të besojnë pavarësisht përpjekjeve të tij dhe të gjithë ata që janë në një bashkim të përjetshëm me Krishtin do të vulosen me Të me anë të besimit të gjallë. Litarët e dashurisë do të gërshetohen, brezat e njerëzve do të kalojnë, derisa shpirti i mjerë të sillet në bashkim të ndërgjegjshëm me të Dashurin dhe të mund të thotë:" më deshi dhe dha veten për mua."

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 197Dita 199

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al