Stinët e zemrësShembull

Duke mbajtur barrët e njëri tjetrit
Kujtoni të burgosurit si të ishit të bashkëburgosur, dhe ata që keqtrajtohen, si edhe ju vetë jeni në trup. - Hebrenjve 13:3
Po kështu edhe për bashkëbesimtarët, në të gjitha vuajtjet e tyre për çfarëdo arsye, qofshin personale apo publike, le të mbajmë një pjesë me ta. Duke pasur një dashuri të përdëlluar, le të vendosim shpatullën tonë nën barrën e tyre. Për këtë ne jemi të urdhëruar, “mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu përmbushni ligjin e Krishtit,” domethënë, që ta duam njëri-tjetrin, ashtu si Ai na ka dashur neve (Gal. 6:2). Nuk ekziston asnjë lloj më i vogël apo shkallë më e vogël vuajtjesh që prek anëtarët e Krishtit, madje edhe më të vegjlit prej tyre, dhe që Kreu nuk e ndjen atë. "Sepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona." Dhe, "në çdo hidhërim të tyre ai u hidhërua." Me një dhembshuri të pakufishme, Ai mban një pjesë me ne. Mundimet tona janë mundimet e Krishtit. Dhe nëse Kreu është kaq i mbushur me dhembshuri për gjymtyrët, dhe prej andej i ndihmon ata, a nuk duhet që gjymtyrët të kenë dhembshuri me njëri-tjetrin dhe t'i lejojnë njëri-tjetrit të gjithë ndihmën e ndërsjellë për të cilën ata janë të aftë?
Oh, nëse do ta donim Krishtin dhe njëri-tjetrin për hir të Tij ashtu siç duhet, nuk do të kishte asnjë mundim që do ta prekte një bir të Perëndisë në botë, por ne duhet të mbartim një pjesë të këtij mundimi sapo marrim vesh për të! Dhe nuk mund ta them se sa e madhe do të ishte ajo pjesë. Pa dyshim, nëse zemrat tona do të ishin plot dashuri, ne duhet të ishim plot dhembshuri. Shpirtrat tanë do të vraponin drejt njëri-tjetrit. Ne do të kishim, si të thuash, vetëm një shpirt. Të gjitha barrët tona do të ishin vetëm një, dhe e gjithë forca jonë një, për të duruar gjithçka. Oh sa e lehtë do qe një barrë e rëndë për shumë supe, një barrë që do ta shtypte një person thellë në tokë! Nëse e duam Krishtin, atëherë dhe e duam njëri-tjetrin, le të vrapojmë nën barrën e njëri-tjetrit, të mbajmë pjesën tonë dhe të ndihmojmë me ngarkesën.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al