Stinët e zemrësShembull

Pyetja e duhur
Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur. - Mateu 18:11
Ndoshta ndonjëherë ke menduar: "nëse nuk jam e zgjedhur, nuk ka dobi përse të kem dëshira dhe të lutem". Ky qe mendimi im përpara shumë kohësh, që u shtri si një gur në zemrën time, duke e mbytur dhe ftohur çdo psherëtimë të vogël për mëshirë, kur ndërkohë thirrja që duhej të kisha ngritur do të ishte "Zot, më shpëto". Por kam kuptuar se qe një nga mjetet e Satanit për të më mbajtur larg nga lutja, dhe është e njëjta gjë me ty, nëse ndjenjat e tua janë të tilla. Kjo është si me të riun që Satani e hodhi poshtë dhe e përplasi tutje kur po e sillnin te Jezusi. Por ai nuk mund ta pengonte bekimin, dhe ky është ngushëllimi që kemi.
Pyetja që duhet të bësh nuk duhet të jetë nëse je e zgjedhur, por cilët janë personat që Jezusi erdhi të shpëtojë dhe që i fton të vijnë tek Ai? “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur”. “S'kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët në pendim”.“Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta”. “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju çlodh.” Jezusi është një Shpëtimtar i madh, dhe ti je një mëkatare e madhe prandaj, ti je e duhura për të. Është e vërtetë që edhe me të gjitha përpjekjet e tua nuk mund të pendohesh, por Perëndia e ka lartësuar Jezu Krishtin për të dhënë pendim dhe falje të mëkateve. As nuk mund të lutesh, por Ai jep frymën e hirit dhe të lutjeve. Ti nuk mund të mbash zi për mëkatin, por është Ai që e zbut zemrën. "Do të vijnë duke qarë, do t'i çoj me përgjërime." Ti nuk mund të besosh vetë, por Ai është Autori dhe Përfunduesi i besimit.
Pra, të gjitha këto janë gjëra jo për të të mbajtur larg, por thjesht për të të sjellë tek Ai, edhe pse nuk e di me siguri se Ai të ka zgjedhur. Ai thotë: "dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë." Dhe Fryma dhe nusja thonë: «Eja!». Dhe ai që dëgjon le të thotë: «Eja!». Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.”
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al