Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 189 NGA 365

Duke forcuar duart

Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt! - Isaia 35:3

Krishti tha: "Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan" (Lu. 11:23). Prandaj nuk mjafton thjesht të pengojmë. Ne duhet të ndihmojmë, sepse të mos ndihmosh në përgjithësi është një pengesë. Ndoshta ne u përpoqëm dje të mos jemi pengesë, prandaj sot, "le të kalojmë te përsosja" dhe të përpiqemi të jemi një ndihmë.

Si mund të jemi një ndihmë? Së pari, me anë të lutjes, ashtu siç Aaroni dhe Huri i ngrinin duart lart Moisiut. Duke ndihmuar përmes lutjes, mund të arrijmë të tjerët. Sa të dobëta kemi qenë, gjë e cila na ka shqetësuar dhe mërzitur, vetëm se në vend që të luteshim për këtë, kemi humbur kohën duke e diskutuar. Me shumë mundësi, ne do i dimë emrat e atyre në nevojë, prandaj çoji ato emra menjëherë te i Fuqishmi dhe kërkoji Atij të forcojë ato duar të dobëta dhe të forcojë ata gjunjë të paqëndrueshëm.

Së dyti, duke i takuar të tjerët personalisht. Unë mendoj se ne kurrë nuk takojmë dikë që është vërtet e fortë në Zotin pa qenë vetë e forcuar, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo. Por ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me ndikimin e pavetëdijshëm që përjetojmë, i cili është privilegji ynë i veçantë për të ndihmuar. Jonathani u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll. Po ne si të veprojmë? Fliti zemrës së Jerusalemit. Ajo që vjen nga zemra shkon në zemër.

Përpara se të mund të ngremë duart e të tjerëve, duart tona duhet të jenë ngritur nga Fryma e Tij dhe gjunjët tanë të paqëndrueshëm, duhet të jenë forcuar nga shumë përkulje në stolin e këmbëve të Tij. "...dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu” (Lu. 22:32). “Përkrahmë me frymë dashamirëse. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua”(Psa. 51:12-13). Kulmi i kortezhit madhështor të premtimeve gjendet në atë mbyllje madhështore të fjalëve të Elifazit. Qofshin fjalët tona, “ja, ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen” (Jobi 4: 3-4).

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 188Dita 190

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al