Stinët e zemrësShembull

Frikë nga të dështuarit
Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. - Psalmi 56:3
Oh, motra ime e dashur, ke frikë se nuk do të rezistosh sepse ndien se ke pak forcë në veten tënde? Ti e ke harruar se ku qëndron forca jote e madhe. Jo në veten tënde, por në Zotin - Zotin Jahve, në të Cilin ka forcë të përjetshme dhe në Atë që, si Krijuesi i fundit i tokës, nuk ligështohet, as nuk lodhet. Jahve-Jezusi është forca jote. A mund ta nxjerrësh të thatë pusin e shpëtimit me mijëra e dhjetë mijë dëshirat të tua? Miliona shpirtra në nevojë, me dëshira të panumërta, janë furnizuar nga ai vend, dhe pavarësisht kësaj, pusi i jetës është aq i plotë sa kurrë! Krishti është po aq i plotë për ty sa qe për shpirtin e parë në nevojë që erdhi tek Ai. Oh, eja, gjë e mjerë, e dobët, dhe shtrihu me besim në gjirin e Zotit tënd Jezus, në gjirin e asaj plotësie të pafund, asaj fuqie të përjetshme që është në Të, dhe përfto kështu një lehtësim të shenjtë nga çdo mendim shqetësues dhe frikë pështjelluese për shkak të forcës së vogël që gjendet në ty.
“Dhe cili nga ju, me gjithë shqetësimin e tij, mund t'i shtojë shtatit të vet qoftë një kubit?” Pse do të largohesh kështu nga Zoti, prehja jote, për t'u futur kështu në një det me telashe? Çfarë! Ke frikë sepse ke kaq pak forcë? Atëherë, pse do të mbash zi duke vajtuar për forcën tënde të vogël, meqë ka mjaft forcë në Krishtin për të të bërë të qëndrosh në këmbë? Dhe e gjithë forca e Jahveut të gjithëfuqishëm në Të qëndron në premtimin falas si një gji mbi të cilin prehet shpirti yt i brishtë. Eja, përkulu para Shpëtimtarit. Ai e konsideron një nder të bërë ndaj Tij kur një mëkatar i pashpresë në dobësinë e tij të madhe thotë me anë të besimit: “Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë” - kur ai e thotë këtë duke u mbështetur në plotësinë e Tij dhe me anë të bindjes se do të furnizohet nga ai burim. Oh, hidhe shqetësimin tënd mbi Krishtin! Duke vepruar mirë, besoja ruajtjen e shpirtit tënd Atij si një Krijues besnik që nuk do të braktisë veprën e duarve të Tij dhe as nuk do të bëjë që shpirti më i brishtë që qëndron në Të, të dështojë.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al