Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 178 NGA 365

Besimi vjen nga dëgjimi

Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. - Romakëve 10:17

Dëshiron të dish më shumë për birësinë tënde? “Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit në Krishtin Jezus.” Besimi është manifestim i birësisë dhe me anë të tij ne arrijmë të gëzojmë privilegjet familjare. Besimi i gjallë është dhurata e Perëndisë dhe “besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.” Ndërsa Rebeka po dëgjonte shërbëtorin e Abrahamit, besoj se zemra e saj u prek për shkak të birit të zotërisë së tij, sepse kur ajo u pyet nëse do të linte kaq shpejt gjithçka për të, ajo u përgjigj: “po, do të shkoj”. Kështu ndoshta, kur të jeni duke dëgjuar për “gjërat që janë të Jezus Krishtit”, Fryma e Shenjtë do të ndezë dashurinë dhe mallin në shpirtin tënd, duke e sjellë atë në besim dhe do ta bëjë të guximshëm. Ngushëlluesi i bekuar të bëftë shpejt po aq të gatshme sa Rebeka dhe veproftë në ty të njëjtën bindje të besimit. Ajo u nis dhe besimi i saj nuk qe i kotë. Ajo gjeti në burrin e saj më shumë sesa gjërat që braktisi për të. Kështu duhet të bësh dhe ti, sepse përjetësia nuk do të shpalosë kurrë gjithë dashurinë, bukurinë dhe lavdinë e Emanuelit tonë të mrekullueshëm. Oh, unë dua të di më shumë prej tyre ndërsa jam këtu që t’i kem zbuluar kështu të gjitha gjërat e tokës!

Dëshmues i ëmbël i Jezusit! Ti erë Hyjnore! “Zgjohu” dhe “eja” fryj pluhurin e tokës dhe retë e mishit dhe të ndjenjave, të cilat duket se ndërhyjnë mes nesh dhe të Dashurit të shpirtrave tanë, duke e zbuluar Atë në një dashuri më të ngrohtë, në bashkim më të dukshëm dhe në bashkësi më të ndjerë. Oh, na bëj të ecim në Të!

Nëse ke etje për Jezusin, eja bashkohu për t'iu lutur Atij për më shumë nga dashuria e Tij. Eja, i Dashur, në kopshtin e shpirtrave tanë; fryj mbi hiret e Frymës Tënde atje, që aromat të fluturojnë jashtë për mbretërimin Tënd. Ha, o i Dashur, frytet e Tua të këndshme dhe na jep neve, si të padenjët e Tu, frytet e dashurisë Sate, të veprës Sate, të vuajtjes Sate - që të jenë të ëmbla për shijen tonë. Na jep që të festojmë me frytet e Tua të çmuara - të hamë, me besim, mishin dhe gjakun Tënd, që të jetojmë kështu prej Teje.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 177Dita 179

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al