Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 176 NGA 365

Ushqim i mendjes

Hani atë që është e mirë. - Isaia 55:2

Ushqim, ushqim i shëndetshëm, i shijshëm i vendosur me bollëk para nesh, e megjithatë duhet të na thuhet të hamë atë që është e mirë dhe të lëmë ato që janë të dëmshme dhe helmuese! A nuk është e turpshme? Ne dimë shumë rreth të ushqyerit se çfarë nuk është e mirë. Ç'fryt kishim, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani kemi turp? Zotit i është dashur të dëshmojë për ne, “një person i tillë ushqehet me hi”, “qarkohet me gënjeshtra”, “ushqehet me marrëzi”. Më i hirshëm ishte dekreti i Tij ku thuhej se “do të hanë, por nuk do të ngopen”; “ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje”. Ai nuk do të na linte të ngopeshim. Dhe tani, nëse e kemi shijuar që Zoti është i mëshirshëm, ne nuk mund të ngopemi me hi dhe gënjeshtra. Por, ç'të themi për bindjen tonë të përditshme në mënyrë praktike ndaj këtij urdhri? Sa do të hamë sot nga ajo që është e mirë, në krahasim me atë që nuk të ngop? A do të jetë disa minuta me Fjalën me anë të cilës jetojmë, dhe disa orë për libra që, në rastin më të mirë, janë jo të mirë për ushqimin shpirtëror? Po oreksi ynë për mishin e fortë, gjërat e thella të Perëndisë? Nëse librat e tjerë përmbajnë ushqim të nevojshëm për mendjen dhe nëse ne jemi thirrur t'i përdorim ata, atëherë a i vlerësojmë më shumë në mënyrë praktike dhe me vetëdije të plotë fjalët e gojës së Tij? Kështu, duke studiuar veprat e Perëndisë - providencat e Tij natyrore, mendore, dhe morale - mund të jemi më të gatshme që të përdoremi nga Mjeshtri.

Djallit i pëlqen të na bindë se nuk kemi aq kohë sa të hamë kur bëhet fjalë për studimin e Biblës. Ai kurrë nuk e thotë këtë nëse kemi një roman ose një revistë në duar! Ai dëshiron që ne të mos lejojmë që shpirtrat tanë të kënaqen me dhjamë. Jezusi, Urtësia jonë, thotë: “ejani, hani nga buka ime; hani, miq.” Çdokush do të ishte plotësisht i turpëruar nëse do të duhej të bënte një përpjekje për t'iu bindur kësaj ftese të dashur. Sa të dobët që jemi! Por dora e Tij na prek dhe Ai thotë: “çohu dhe ha”. Le të na hapë sytë për të parë dhe për t'u gëzuar për atë çfarë Ai siguron, për festën që Ai ka përgatitur për ne.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 175Dita 177

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al