Stinët e zemrësShembull

Këshilla besnike dhe solemne
Nuk di ç'të bëj me ju. - Galatasve 4:20
Sa solemne, nëse në fund të fundit pas gjithë rrëfimit tënd të besimit, duhet që ende të hedhësh hapin e parë në jetën hyjnore! Shqyrto veten përmes Fjalës së zbuluar të Perëndisë dhe vëzhgo se si qëndrojnë çështjet mes Tij dhe shpirtit tënd. Ky është një shqetësim i madh, i cili nuk duhet anashkaluar. Nuk është një rrëfim i thjeshtë që do të vlejë në orën e vdekjes. Duhet të keni të bëni me diçka më thelbësore. Perëndia ka të bëjë me zemrën. “Unë, Zoti, hetoj zemrën.”
Nëse ende nuk e ke ndier veten si një mëkatare e pashpresë, atëherë nuk e ke kërkuar Krishtin me gjithë zemrën tënde. “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.” Mos u tall me veten; mos u tall me një përjetësi të pafund, sepse Perëndia nuk do të tallet. Meqë bota është ende në zemrën tënde, ti do të shkosh pas idhullit tënd. Sepse ç'përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por humb shpirtin e vet? Ke ende pak kohë. Më lejo të të përgjërohem që ta bësh sa më të dobishme këtë kohë për të fituar interesin në Krishtin. Pse dëshiron të vdesësh?
Shiko plotësisht në Krishtin. Shiko se çfarë vuajti Ai për mëkatarët. Shiko mirësinë e mrekullueshme të Perëndisë në dhënien e Birit të Tij të dashur, që mëkatarët të shpëtohen nga zemërimi që do të vijë. Oh, vrapo për te Krishti ashtu siç je. Mos humb asnjë çast për t'i dhënë fund këtij shqetësimi të madh. Mbaji sytë e tu mbi veprën e përfunduar të Jezusit dhe syno të njihesh nga afër me Të. Sa më shumë të dish për ligësinë hidhëruese të zemrës tënde, aq më shumë do ta duash Krishtin dhe do të shohësh se sa i përshtatshëm është Ai në çdo mënyrë për të përmbushur gjendjen tënde të pashpresë. Sa më shumë ta urresh veten, aq më shumë do ta duash Jezusin. Qëndro larg nga mos respektimi i mësuesve fetarë dhe ji e zellshme duke u lutur në fshehtësi.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al