Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 173 NGA 365

Shpresë në kohë errësire

Mbi këtë shkëmb do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë. - Mateu 16:18

Sa për të ardhur keq mikja ime e dashur, është fakti që familja e vogël e Krishtit duhet të copëtohet kaq shumë nga armiqësitë dhe grindjet e brendshme në një kohë kur gjendja e botës duket se e bën veçanërisht të domosdoshme që të gjithë anëtarët e saj të bashkohen në unitetin e Frymës dhe lidhjet e paqes. Në asnjë periudhë të historisë së Kishës nuk mund të zbulojmë kaq shumë përpjekje kaq të fuqishme të princit të kësaj bote dhe ithtarëve të tij për të shkatërruar pastërtinë e saj dhe vetë ekzistencën e saj, sa në ditët e sotme. Cilat ankesa të hebrenjve të hershëm, cilat përndjekje të dhimbshme të jo hebrenjve idhujtarë dhe cilat qortime përbuzëse të filozofëve jobesimtarë të ditëve të mëparshme, qenë të afta për të ndikuar në rrëzimin e krishterimit, në krahasim me atë frymë të antikrishtit që ka dalë tani në botë - një frymë që, ndërsa shpall se e admiron Atë, i drejton të gjitha energjitë e saj drejt shkatërrimit të fesë së Krishtit? I pari dha një goditje të hapur; ky i fundit ngul thikën vdekjeprurëse në fshehtësi. I mëparshmi qe i brengosur por nuk e korruptoi të vërtetën; ky i fundit e fut helmin e vet në parimet e besimit tonë dhe nuk na lë asgjë nga krishterimi, përveç formës dhe emrit. Me siguri këto janë “kohët e fundit” për të cilat është folur në Fjalën e sigurt të profecisë, ku shumë do të dorëzohen në mashtrime të forta dhe do të lihen të besojnë një gënjeshtër, dhe kur vështirë se do të gjendet besim në tokë.

Por faleminderit Perëndisë - Ai po na tregon, me anë të derdhjes së Frymës së Tij në vende të ndryshme, se Ai ende e kujton Kishën e Tij dhe se nuk do të lejojë që portat e ferrit të mbizotërojnë kundër saj. Dhe bekuar qoftë emri i Tij për sigurinë që askush nuk është në gjendje t'i rrëmbejë fëmijët e Tij nga duart e Shpëtimtarit, ose ta ndalojë Atë që t'u japë atyre jetë të përjetshme! Mikja ime, le të lutemi për njëra-tjetrin. Dhe Ai që është shpresa e besimtarit, të na paraqesë përfundimisht pa të meta para pranisë së lavdisë së Tij me një gëzim të jashtëzakonshëm!

Susan Huntington

Shkrimet e Shenjta

Dita 172Dita 174

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al