Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 170 NGA 365

Përdëllimi i zemrës

Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër. - Psalmi 94:19

I pari i ngushëllimeve të Tua, o Perëndi i hirshëm, është ky - që Ti i ke thënë shpirtit tim, “unë jam shpëtimi yt”. Ai na shpëton, jo për shkak të ndonjë merite në ne ose të ndonjë prej meritave që kemi, por sepse hiri sovran na zgjodhi dhe dhembshuria hyjnore na shpengoi, dhe kur ishim larg, keqardhja e pafund na ktheu dhe na afroi pranë gjakut të çmuar të Krishtit. Një mëkatar i shpëtuar dhe i falur me të vërtetë mund të thotë: “përdëllimet e tua më jepnin zemër.”

Mendimi tjetër është se, pasi na ka shpëtuar, Ai na ruan. "Nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin.” Relativisht pak të krishterë e vënë në provë plotësisht fuqinë ruajtëse të Perëndisë. Nëse do t'i besonim Atij për ruajtje, siç bëjmë për shpëtim, jeta jonë do të ishte shumë më e shenjtë dhe më e lumtur se sa është. “Unë, Zoti, e ruaj natën e ditën”, është një nga ato premtime madhërisht të pakufizuara nga të cilat shumica prej nesh kanë frikë, dhe ne i mbajmë ato në prapavijë sepse nuk guxojmë t'i besojmë dhe t'i nxjerrim në dritën e zbatimit tonë të përditshëm. Ah ju zemra budallaqe dhe jobesimtare, sa rehati shpirtërore humbasim kështu.

Të dashura mike, nëse jeni të Tijat, ju e dini ngushëllimin e madh e të hedhurit e të gjithë barrës tuaj mbi Të dhe të jeni plotësisht të sigurta se Ai do ta marrë përsipër për ju. A nuk kemi ardhur shpesh tek Ai të shtypura dhe të pikëlluara, me një peshë të pa tolerueshme ankthi dhe stresi, dhe na është dhënë mundësia që ta hedhim të gjithë barrën e tyre mbi Të, duke e lënë të gjithën te këmbët e Tij dhe jemi kthyer më pas kështu në vazhdimësinë e jetëve tona me një lehtësim dhe paqe zemre? Disa prej nesh kanë përjetuar barra dhe hidhërime që do të na kishin shkatërruar vetë jetën nëse nuk do të kishim pasur mundësi të vështronim lart dhe të thoshim: “Ti o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar”. Po, me të vërtetë, kujdesi i Perëndisë për ne është një nga përdëllimet më të ëmbla të jetës sonë të vdekshme.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 169Dita 171

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al