Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 168 NGA 365

Të folurit keq

Mos flisni keq për njëri-tjetrin, vëllezër. - Jakobi 4:11

Ky është një nga urdhërimet më të vështira të Perëndisë, dhe megjithatë një urdhërim që është në një shkallë të caktuar për lumturinë tonë vetjake, si dhe për ata që na rrethojnë! Sa më i vështirë urdhërimi, aq më shumë nevojitet hiri, dhe sa më shumë të kemi nevojë, aq më i plotë do të jetë furnizimi. Pali thotë me të drejtë: “u kujto atyre... që të mos flasin keq për asnjëri”, sepse a nuk dështojmë lehtësisht në këtë? Urdhërimi ka një zbatim të gjerë. Le të mos kërkojmë ta ngushtojmë atë, por me përulësi t'i përulemi urdhërimeve të qarta të Mjeshtrit tonë në të gjithë detajet e tyre.

A dëshirojmë vërtet t'i njohim plotësisht ato, që t'u bindemi plotësisht? Atëherë cilat janë ato? “Të mos flasin keq për asnjë njeri.” A do të guxojmë në mënyrë praktike të themi: “Po, o Zot, por përveç filanit?” A nuk i përfshin ky urdhërim të gjithë? “Le të hiqet nga ju çdo hidhësi... dhe sharje.” Atëherë a na jep Ai leje që të ushqejmë qoftë edhe një rrënjë të vogël të fshehur të atij hidhërimi nga i cili buron e keqja? “Le të hiqet” nënkupton një veprim të patundur në këtë rast. A jemi përpjekur të paktën që t'i heqim tutje të gjitha?

Por kjo klauzolë e madhe e “ligjit mbretëror” është akoma më e gjerë: “Askush të mos kurdisë në zemër të vet ndonjë të keqe kundër të afërmit të vet”. Dhe karakteristika e asaj shpirtbutësie, pa të cilën ne do të ishim si bronzi që tingëllon, është se ajo nuk mendon asgjë të keqe. A nuk është kjo rrënja nga e cila buron fruta aq helmuese? Ne së pari nuk i jemi bindur një urdhri tjetër: “të gjitha gjërat që janë me famë të mirë... këto mendoni”. Në vend të kësaj ne mendojmë për gjërat me famë të keqe që mund të kemi dëgjuar. Ne e shndërrojmë një hamendësim jo të këndshëm në dyshim - dhe ndoshta në akuzë - duke menduar për të, në vend që të mendojmë me detaje për anën tjetër të mundshme të çështjes. Oh, Perëndia na dhëntë hir që ta kemi zemrën me plot zell dhe që Ai Vetë të na vërë një roje para gojës që të ruajë derën e buzëve tona! Le të pushojmë së arsyetuari me biseda jo të dobishme ose me fjalime me të cilat nuk mund të bëjmë asnjë të mirë.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 167Dita 169

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al