Stinët e zemrësShembull

Krahët e përjetshëm
Poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. - Ligji i Përtërirë 33:27
Është një gjë e këndshme të vuash me Krishtin, të kesh një Shok kaq të ëmbël në shtrëngime! Sigurisht duke pasur një mendim të tillë besues, duhet të ëmbëlsojë pjesët tona më të hidhura. Nëse Krishti, Pema e jetës, hidhet në ujërat e hidhura të mundimit, a nuk do t'i ëmbëlsonte ato aq fort, saqë zemrat tona do t'i pinin lirshëm? Të vuash me Krishtin duhet të bëjë që zemrat tona të kërcejnë nga gëzimi! Sepse nëse Ai është me ne, ne nuk do të zhytemi në pikëllim; krahët e përjetshëm poshtë nesh do të na nxjerrin nga depresionet më të thella. Zoti është ringjallur; shenjtorët duhet të ringjallen. Dhimbjet nuk do të na mbajnë as edhe një çast përtej kohës së caktuar, as nuk do të tejkalojnë shkallën e tyre të caktuar. Së shpejti kryqi ynë i lehtë i çastit do të shndërrohet në një kurorë të përjetshme që peshon. Nëse vuajmë me Krishtin, ne do të mbretërojmë me Të; do të lavdërohemi së bashku me Të. Ah kjo fjalë e ëmbël - së bashku! Ajo i jep lavdi vetë lavdisë - një ëmbëlsi në ato lumenj kënaqësie që janë në të djathtën e Perëndisë. Kreu që dikur vuante dhe gjymtyrët që dikur vuajtën, u përlëvduan së bashku! Ah, si do ta rrisin gëzimin e njëri-tjetrit në lavdi!
Dhimbjet e Krishtit dhe të të krishterëve do të shndërrohen në gëzim të përsosur, dhe gëzimi dhe lavdia e tyre e përjetshme do të jetë aq e madhe sa për të gjitha dhimbjet që kanë kaluar dhe vdekjet të cilave u kanë mbijetuar, për të mbretëruar në jetë së bashku në shekuj pa mbarim. Dhimbjet nuk do të na dëmtojnë nëse na jepet mundësia të jetojmë për Perëndinë nën to. Asgjë nuk do të jetë e hidhur pas reflektimit përveç mëkatit dhe dhimbjet të cilat përjetojmë, edhe nga vetë mëkati, nëpërmjet hirit falës dhe nënshtrues të Perëndisë, do të shndërrohen në gëzimin e fitores, për lavdërimin e Tij të përjetshëm. Por oh, ky mëkat vrasës! Ai çnderon Perëndinë, Atin tonë, plagos Shpenguesin tonë dhe pikëllon Zotin, Ngushëlluesin tonë. Mëkati sjell vdekje në ngushëllimet tona dhe lëndim në vuajtjet tona. Le të kemi kujdes që të mos i nënshtrohemi mëkatit, dhe atëherë nuk duhet të kemi frikë nga vuajtjet, me një frikë skllavëruese. Le të përulemi para Perëndisë për të gjithë mosbesimin dhe padurimin tonë nën vuajtje dhe le të ecim përpara më me zell me një masë më të madhe besimi dhe dashurie.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al