Stinët e zemrësShembull

Klithma e besimit
Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin» - Luka 17:5
Nëse besimtarja arrin ndonjë gjë në njohjen e Perëndisë dhe të vetes, ose ndonjë përparim në jetën hyjnore, ajo duhet të ketë të bëjë shumë me providencat e ndryshme dhe të ndryshueshme të Perëndisë. Në këtë mënyrë Fryma punon para së gjithash dhe kryesisht në të, e themelon dhe e ngulit atë në të vërtetën.Nuk ka asnjë të vërtetë të vetme në Fjalën e Perëndisë që do të kishte ndonjë dobi për ne, përveçse kur vepron në përvojat e shpirtit nga fuqia e Frymës së Shenjtë përmes sundimeve të ndryshme të providencës hyjnore. Ne jemi studiuese kaq të mpira, dhe shpesh vazhdoj të çuditem, për durimin e një Perëndie të mirë, të hirshëm dhe të pandryshueshëm, ndaj nesh. Ai ndryshon marrëdhëniet e Tij që të na mësojë asgjënë, dobësinë dhe pafuqinë tonë të plotë.
Besimi, gjithashtu, vihet vazhdimisht në provë dhe rritet në fuqi nga njohuria në rritje për vërtetësinë, fuqinë dhe dashurinë e Perëndisë tonë. Ne shpesh lutemi, “na e shto besimin”. Duke iu përgjigjur kësaj lutjeje, Zoti na vendos në rrethana të tilla që e ndjellin atë. Aq pak sa kemi (dhe shpesh kuptojmë se kemi shumë më pak nga sa mendonim se kishim) është e caktuar që të veprojë me Perëndinë, me të Cilin ka të bëjë. Providencat, të pafavorshme dhe të dhimbshme, nxisin për t'i thirrur fuqishëm Perëndisë. Pastaj vijnë premtimet. Këto bëhen në mënyrë të patregueshme, të çmuara. Besimi i çon, si shënime shpresëdhënëse, te Premtuesi i madh për pranim. Besimi troket dhe pret, troket dhe pret përsëri; kështu ushtrohet dhe rritet. Menjëherë dora, ajo që sjell ndihmë, shtrihet dhe vjen çlirimi, dhe Perëndia, Çliruesi i fuqishëm, shihet. Atëherë ne themi, “Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?” I gjithë udhëtimi ynë, nga fillimi deri në fund, në veprën e madhe të përgatitjes për dobinë e shërbimit të Tij këtu dhe për gëzimin e madh të pranisë së Tij në lavdi, po vazhdon kështu në shpirtin e besimtarit.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al