Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 151 NGA 365

Fuqia e besimit

Që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin që është gati për t'u zbuluar në kohën e fundit. - 1 e Pjetrit 1:5

Ndihem e sigurt se Kisha e gjallë, në ditët e sotme, mbahet shumë në skllavëri sepse përpiqet të jetojë më shumë me anë të ndjenjave sesa me anë të besimit. Jeta e besimit nuk është një jetë pa ndjenja, një jetë e ftohtë, me gjysmë zemre, një jetë e pajtimit me këtë botë. Është besim që ndjek Krishtin plotësisht dhe i braktis të gjitha për Të, siç bënë Jozueu dhe Kalebi kur të gjithë njerëzit planifikonin për t'i vrarë me gurë. Ata e dinin mirë dobësinë e tyre dhe forcën e armikut, por e vendosën të gjithë besimin në dashurinë dhe besnikërinë e Zotit, ndërsa ata që ecnin me anë të parit dhe ndjenjave, shikonin vetëm tek armiqtë gjigantë dhe te dobësitë e tyre. Kështu është me ne shpirtërisht. Kur meditojmë mbi atë që jemi, ne dekurajohemi gjithnjë e më shumë dhe, duke kërkuar ujë nga cisternat e krijesës, dështojmë dhe kemi etje, sepse atje nuk ka ujë, por në burimin e ujërave të gjallë, në Jezusin tonë të çmuar, në të Cilin banon gjithë plotësia për shpirtrat e varfër dhe në nevojë, ka nga ky ujë. Dhe kur të jemi sjellë në këtë pikë, Ai me mirësi thotë: "unë, Zoti, do t'ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis." Ah me sa shumë ndjenjë, mund ta ripërtërijë zemra ime thirrjen, “Na e shto besimin”, sepse, mjerisht, unë shpesh lëkundem nga mosbesimi, jo mbi vetë Krishtin, por mbi shumë gjëra të tjera edhe me më pak rëndësi.

“Jeta që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë”. Besimi ngulmon me përulësi nëpër shtegun e shtrëngimit, duke shpresuar në Jezusin dhe duke e rrokur plotësisht atë thënie të shkëlqyeshme të Hjuwitson [Hewitson]: “Shpirti do të lëkundet edhe nga gurë të hedhur në rrugë nëse shohim drejt njeriut; nëse shikojmë drejt Perëndisë, besimi nuk do të lëkundet as nga malet e pakalueshme që shtrihen dhe pengojnë dukshëm përparimin tonë të jashtëm.” Të uroj çdo bekim dhe gjithë hirin e nevojshëm, sepse Ai mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj teje.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 150Dita 152

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al