Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 147 NGA 365

Një bashkëshorte e panjollë

Nuk ka në ty asnjë të metë. - Kënga e Këngëve 4:7

A e thotë me të vërtetë këtë Zoti ynë i dashur - për ty dhe për mua, e dashur lexuese? Po, por vetëm nëse ne kemi besuar në emrin e Tij për shpëtimin e shpirtit tonë dhe në gjakun e Tij të çmuar për larjen e të gjitha mëkatet tona. Por a nuk është një dashuri që tejkalon çdo lloj njohurie dhe që mund të bëjë që një thënie e tillë të jetë e vërtetë absolute? “Nuk ka në ty asnjë të metë.” Atëherë, ku gjenden të gjitha të metat e mia, i dashur Zot, sepse qenë të shumta? Mëkati duhet të më ketë bërë të urryeshme dhe të neveritshme në sytë e Tu të dëlirë? Përgjigja vjen drejtpërdrejt nga Fjala e Vetë Zotit: “Unë të kalova afër dhe të pashë, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, hyra në një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja», thotë Zoti, Zoti.

E gjithë papastërtia - e kaluar, e tashme dhe e ardhme - e gjithë çoroditja dhe errësira lihet mënjanë nga dashuria, pastrohet me anë të gjakut, mbulohet nga drejtësia e tjetrit; dhe aq përsosmërisht është bërë kjo, saqë Vetë Perëndia nuk mund të gjejë asnjë shenjë ose njollë nga ajo që nënkuptonte vdekje të përjetshme për një shpirt të papastër.

Tani, zemra ime e shkretë, a nuk do ta pranosh vendimin e vetë Zotit tënd në lidhje me ty dhe do të gëzohesh në sigurinë e Tij se je e hijshme me bukurinë e Tij që Ai ka vënë mbi ty? Sepse Ai që i bën “të gjithë të drejtë” do të të bëjë të ruhesh nga çdo ndotje dhe do të të mbajë larg çdo gjëje që mund të dëmtojë pastërtinë tënde. Ai do të thotë: “Mikja ime”, dhe do të të ndihmojë ta dëgjosh me më shumë zell zërin e Tij të ëmbël, duke pritur që nga buzët e Tij të mos të të humbasë asnjë fjalë dashurie. Ai do të thotë, “nuk ka në ty asnjë të metë”, dhe do të të bëjë të jesh e kujdesshme, që të mund të aftësohesh “që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin” dhe në dashurinë kaq të papërshkrueshme dhe hyjnore.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 146Dita 148

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al