Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 146 NGA 365

Duke treguar dorën e Perëndisë

U tregova pastaj atyre si dora bamirëse e Perëndisë tim kishte qenë mbi mua si dhe fjalët që mbreti më kishte thënë. Atëherë ata thanë: «Të ngrihemi dhe t'i vihemi ndërtimit!». Kështu morën zemër për t'i forcuar duart e tyre për këtë punë të rëndësishme. - Nehemia 2:18

Ata që i druhen Zotit flasin shpesh me njëri-tjetrin rreth kësaj gjëje. Megjithatë shumë frenohen nga ajo që ata e quajnë të flasësh për fenë, me pretendimin se kanë frikë se kjo bisedë shpesh çon në të folurit për veten. E megjithatë, çfarë mund të themi për bisedat e zakonshme që kanë të bëjnë me gjëra të tjera, jo me ato të Jezu Krishtit? A janë “gjërat e tjera” jo të përqendruara te vetja dhe plotësisht fitimprurëse? A janë gjithnjë me hir, të ndrequr me kripë? Sidoqoftë, kjo është ajo për të cilën ne jemi të urdhëruar, që të folurit tanë duhet gjithnjë të jetë i tillë.

Le ta lëmë mënjanë këtë pikëpamje jobiblike të të folurit për fenë, e cila mund të sjellë vetëm polemika dhe kritikë dhe të shohim se për çfarë do të donte që Zoti ynë të fliste. Thelbi i bisedës sonë duhet të jetë, siç është dokumentuar nga Ana, “Ajo…u fliste për atë”. Këtu gjendet nota jonë dominuese, dhe çfarë pasuri melodie dhe plotësi harmonie buron prej saj! Kjo është çështja. Nëse nuk duam të flasim për Të, le të kemi kujdes se mos e bindim vetveten që kjo ndodh për arsye se nuk duam të flasim për veten tonë. Le të jemi të sinqertë dhe të kuptojmë se ena që nuk tejmbushet, është sepse nuk është e mbushur plot me besim dhe dashuri. Krishti tha: “goja e tij flet nga mbushullia e zemrës.” Njerëzit thonë: “Nuk ekziston një gjë e tillë! Një njeri nuk flet kur zemra e tij është e mbushur plot!” Sidoqoftë le të jetë Perëndia i vërtetë, dhe çdo njeri gënjeshtar dhe le të shohim nëse mosgatishmëria jonë për të folur për Të nuk lind nga fakti se nuk kemi asgjë për të thënë.

Ne së pari duhet të dimë dhe të marrim parasysh sa gjëra të mrekullueshme Ai ka bërë për ne, dhe pastaj zëri i Jezusit thotë: jo vetëm trego, por thuaj sa gjëra të mrekullueshme ka bërë Zoti për ty, sepse duke treguar kështu besimin tënd, ai mund të bëhet i frytshëm duke pranuar çdo gjë të mirë që është në ty në Krishtin Jezus.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 145Dita 147

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al