Stinët e zemrësShembull

Ngushëlluesi i atij që vajton
Zoti do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë. - Isaia 25:8
Sa shpesh jemi shtrënguar të qajmë, “sytë e mi konsumohen nga të qarat,” për mëkatin i cili ende ngrihet me forcë të llahtarshme në zemrat tona dhe sa vazhdimisht duhet të qajmë mbi të keqen që është e pranishme me ne! Lot të tillë janë dëshmitarë të heshtur, por tregues të pendimit tonë ndaj Perëndisë dhe besimit në Zotin Jezus dhe asnjë xhevahir nuk mund të jetë aq i hijshëm dhe i çmuar në sytë e Tij sa lotët e një mëkatari për mëkatin e tij. Lotët e kripur që rrjedhin poshtë faqeve tona përmes vuajtjeve fizike, të dalë nga sytë për shkak të dhimbjes dhe dobësisë vdekjeprurëse, të gjitha shihen nga Zoti ynë i dashur. Ato futen në shishen e Tij. Qëllimi i Tij në lidhje me ta do të shfaqet kur misioni i tyre të përmbushet dhe atëherë burimi prej nga ata dolën do të thahet përgjithmonë. Zoti do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë.
Dhe me çfarë butësie të paimagjinueshme do të fshihen lotët e hidhur të shkaktuar nga mjerimi kur të kthehemi në shtëpi! Këtu, ujërat e thella të hidhërimit tonë duket se janë qetësuar për pak kohë, por vetëm për të shpërthyer përsëri me një forcë më të madhe për të zhytur zemrat tona në kujtesën e anktheve të së kaluarës. Oh sa plotësisht do të zhduken të gjitha gjurmët e pikëllimit atje! Kur të shohim vetë lavdinë e asaj toke ku të dashurit tanë kanë kaluar para nesh, çudia jonë do të jetë se mund të ishim pikëlluar duke i ruajtur fatkeqësitë e jetës për të hyrë në “plotësinë e gëzimit” në të djathtë të Perëndisë.
Po, bota është mbushur me lot; madje Pali përmendi “duke i shërbyer Zotit me shumë lot”. Çdo zemër e njeh hidhërimin e vet dhe çdo zemër duhet të njohë hidhërim. Mëkati duhet të sjellë trishtim. Lotët janë trashëgimi e fëmijëve të tokës. Por në qytetin për të cilin jemi përgatitur, “Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as britmë, as dhimbje nuk do të ketë më, sepse të parat shkuan.”
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al