Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 142 NGA 365

Veprat e mira rrjedhin pas shpëtimit

Prandaj edhe e kemi për nder t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë. - 2 e Korintasve 5:9

Sa të shumtë janë ata që për vite me radhë janë përpjekur të bëjnë mirë në çdo mënyrë për ta paraqitur veten e tyre përpara Perëndisë, duke punuar për shpëtimin e tyre në vend që të vijnë te Jezusi ashtu si janë - të varfër, të verbër dhe të zhveshur - dhe ta paraqesin veten, si tërësisht të paaftë për të ndihmuar veten e tyre, plotësisht mbi mëshirën e Tij, që është në gjendje t'i shpëtojë ata pa veprat e tyre. Atëherë ata do të gjejnë paqe dhe gëzim duke besuar. Veprat e mira janë frytet që vijnë pas shpëtimit. Pema duhet të jetë e mirë para se të mund të japë fryte të mira.

Ah sikur e gjithë bota, ta dinte lumturinë e të dashurit Perëndinë dhe të qenët e dashur nga Ai! Të kaluarit vetëm një moment në bashkësi me Krishtin, vlen sa një milion vite të shpenzuara në kënaqësitë dhe në ndjekjen e kësaj bote të mjerë, që po vdes, dhe që të zhgënjen. Oh, të jetosh për përjetësinë - një përjetësi të lavdishme! Çfarë marrëzie është të mos përgatitesh për të. Nuk ka asgjë më të rëndësishme nën qiej sesa të jesh gati për këtë. Ti mund të dalësh nga shtëpia jote e shëndetshme dhe në gjendje të mirë shpirtërore, në pritje të takimit me miq të dashur, dhe pas disa orësh të futesh në praninë e Gjykatësit të madh të qiellit dhe tokës, për t’u gjykuar në fronin e Tij dhe për t’u shpallur e pafajshme ose e dënuar.

Por kjo është një temë që përqeshet dhe injorohet. Mundohu të jetosh në tokë ashtu siç pret të jetosh në parajsë. Ec në shenjtëri dhe drejtësi, sikur Zoti të ishte me ty dhe në mesin tuaj. Dhe a nuk është Ai me ne? “Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët.”

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 141Dita 143

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al