Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 141 NGA 365

Bekimi i ndarjes nga bota

Vrisni, pra, gjymtyrët tuaja. - Kolosianëve 3:5

Mendjes së mishtë i pëlqen të përzihet me botën dhe të bëjë paksa kompromis me të, duke dashur të mos ngjajë ndryshe nga ajo, por ta bëjë fenë të duket e këndshme dhe e pëlqyeshme për të gjithë. Kështu, të shijojë dëfrime dhe argëtime për të cilat ajo mendon se i bën patëkeq, t’i shërbejë Perëndisë në këtë mënyrë dhe me mjete të tjera. Ta lejë si njeriun e vjetër, ashtu edhe atë të riun të luajnë rolin e tyre.

Sa shumë po e mashtrojnë veten shumë njerëz që bëjnë të njëjtin rrëfim, i cili është thjesht ignis fatuus [“zjarr i rremë” një dritë mashtruese] që i çon ata në gropën e humbjes. Por ju “nuk e keni njohur kështu Krishtin”. Ne e dimë që nëse njeriu i vjetër ushqehet, ai i riu vdes nga uria dhe se ata nuk mund të shëndoshen dhe forcohen në të njëjtën kohë. Për më tepër, ne vërtet frikësohemi se ata që mund të përzihen me dëshirë me botën dhe që nuk përjetojnë pasoja të dhimbshme prej saj, nuk e kanë jetën e vërtetë. Ajo e bën të qartë se ku gjendet vdekja, apo dritën e vërtetë që zbulon errësirën dhe veprat e liga.

Mos u shqetëso mike e dashur. Është bekim i madh të braktisësh gjithçka për Krishtin. Dhe kur Ai të të thërrasë për të braktisur ndonjë gjë tjetër që nuk e ke bërë më parë, Ai do të të pajisë me forcë për ta bërë këtë. Sa më shumë që Ai ta rrethpresë zemrën tënde duke e mbushur me dashuri për Të, dhe buzët e tua për të dëshmuar për Të, aq më shumë do të njohësh nga ata njerëz të cilët thonë se do të të braktisin. Sa më shumë të humbasim për Të, aq më shumë gjejmë tek Ai, dhe të heqim qafe gjithçka që është midis nesh dhe Atij është një humbje që ia vlen. Mos ki frikë. “Shpërblimi i Tij është me të”, një shpërblim i çmuar, madje edhe shpalosja dhe gëzimi i Tij. Dëgjojeni duke thënë: “Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro popullin tënd dhe shtëpinë e atit tënd; dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.” Duket sikur të kapurit pas familjes së Adamit të parë është si një re ose një vello mbi bukurinë e Nuses. Braktisi ato dhe atëherë mbreti do të të dëshirojë - po, do të dëshirojë aq shumë bukurinë tënde. Sa inkurajuese janë këto gjëra për ty, megjithëse shumë mund të ngrihen kundër teje.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 140Dita 142

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al