Stinët e zemrësShembull

Dhimbja e tundimeve
Zoti di t'i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit. - 2 e Pjetrit 2:9
Me të njëjtat mundime dhe tundime me të cilat përballet çdo fëmijë i Perëndisë, përballen dhe vëllezërit e tjerë që janë në botë. Dhe paçka se jo çdo tundim i veçantë nuk përjetohet nga çdo shenjtor, tundimet e të gjitha llojeve derdhen midis gjymtyrëve të Krishtit si një trup i mbledhur, dhe për këtë të gjithë gjymtyrët, për shkak të përvojës së tyre të veçantë kanë një mirëkuptim me njëri-tjetrin në sprovat e tyre të veçanta. Krishti, Kreu i dashur i Kishës, përjetoi me dhimbje të madhe një kapicë të të gjitha tundimeve, të cilat i dhanë Atij dhembshurinë më të thellë për secilin nga anëtarët e Tij, në çdo tundim të tyren, pasi edhe Ai përjetoi të njëjtën gjë. Dhe nga një det që rrjedh dhembshuri, e nga një mallëngjim i thellë i zemrës së Tij, Ai u siguron atyre ndihmë të përshtatshme në çdo kohë nevoje. Ai u tundua në të gjitha si ne, dhe në atë, që vuajti vetë kur u tundua, mund të ndihmojnë ata që tundohen.
Merr zemër! Jezusi yt i dhembshur, i Cili i ndien hidhërimet e tua dhe i bën ato të vetat me anë të dhembshurisë, do të të mbështesë, do të të bëjë mirë dhe do të të çlirojë nga ankthet e tua të tanishme. Vrapo për te Krishti - vendi yt i fshehjes nga era e tundimit. Tregoji Atij se sa fort fryn ajo erë mbi ty dhe me hir të pafund Ai do të hapë gjirin e Tij për lehtësimin tënd, do të të mbulojë me Veten e Tij nga stuhia dhe do të të bëjë të hedhësh rrënjë më thellë përmes këtyre tronditjeve, me të cilat Satani do të të shqyente nëse nuk do të qëndroje në Krishtin dhe në të vërtetën që është në Jezusin. Përpiqu të mos luftosh me Satanin me anë të forcës tënde ose me armët e tua, por vrapo për te Zoti, forca jote - ndihma jote gjithnjë e pranishme në fatkeqësi - dhe kërko armë nga armatura e Tij. Kështu besoja Jezusit mbajtjen e shpirtit tënd dhe tundimet e tua do të kenë një fund të mirë për lavdinë e Zotit, Kapitenit të shpëtimit tënd, dhe për përparimin e veçantë të shpirtit që Ai ka shpëtuar.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al