Stinët e zemrësShembull

Ngushëllimet tokësore do të na hiqen
Nuk do t'ju lë bonjakë. - Gjoni 14:18
Ti e di që Zoti ynë i hirshëm u tha dishepujve të Vet: “është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi.” Më duket se ajo që disa miq dhe rehatia jonë i lënë të kuptojnë zemrës sonë budallaqe, të ndjeshme dhe të varur është se: “është mirë për ty që të shkojmë larg; sepse nëse nuk largohemi, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ty!” Me fjalë të tjera, “nëse ne qëndrojmë, ti do të rehatohesh mirë dhe atëherë do të jesh humbëse, pasi nuk do ta mësosh dot lartësinë, thellësinë, gjatësinë dhe gjerësinë e dashurisë, ëmbëlsisë dhe plotësisë që gjenden në Krishtin Jezus”. Mund të ndjesh dhembje kur gjërat të hiqen një nga një, megjithatë sa bekim do qe, të isha në pozicionin e mëkatares së gjorë që mbeti vetëm me Jezusin, kur buzët e Tij të hirshme i ranë si huall mjalti në zemrën e saj, duke thënë: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më”. Oh, ia vlen të zhvishemi nga gjithçka e jona për të dëgjuar këtë sekret të dashurisë hyjnore dhe për të shijuar Jezusin si “gjithçka në gjithçka”.
Tani, unë e di që ti do ta shqyrtosh këtë sipas gjykimit tënd, por unë dua që të kesh përfitimin dhe bekimin e plotë duke ardhur sa më pranë Jezusit. Sepse unë e di mirë se çfarë krijesash jemi për cisternat e vetë-latuara dhe kur njëra prishet, ne kërkojmë një tjetër në vend që të kthehemi te Burimi. Vështro zemrën tënde dhe shiko nëse nuk është kështu - nëse nuk dëshiron shpesh një mik, letër ose ndonjë gjë tjetër që të të shpëtojë nga kjo ndjenjë e shkretë. Kam dëshirë të të tërheq drejt lumturisë së plotë të braktisjes së çdo gjëje për Krishtin. Atëherë do të gjesh me bollëk gjithçka tek Ai dhe do ta lavdërosh për çdo zhveshje dhe zbrazje që të ka penguar të pushoje në një burim më të ulët kënaqësie apo ta shijoje edhe Atë përmes gjendjes së të tjerëve. Është më e çmueshme të komunikosh drejtpërdrejt me Të dhe të marrësh mësime mençurie nga goja e Tij e bekuar.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al