Stinët e zemrësShembull

Madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së Perëndisë
E cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë. - Efesianëve 1:19
Nëse kam besim të vërtetë në Zotin Jezu Krisht, atëherë madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së Perëndisë Shumë të Lartë, “sipas veprueshmërisë së pushtetit të forcës së tij,” është për mua, është në anën time, ose - e them me një nderim të thellë - në shërbimin tim, gjithnjë pranë për të më ndihmuar, për të më ruajtur, mbrojtur dhe për të siguruar për mua. A e besoj këtë? A e ka me të vërtetë këtë besim një i krishterë? A është e mundur që të ketë midis njerëzve të dobët, dyshues, të zhytur në vetvete dhe me gjysmë zemre që unë i shoh dhe i dëgjoj, ndonjë që ka sigurinë se fuqia e Perëndisë së gjallë banon në ta dhe se ata mund të bëjnë gjithçka përmes Krishtit, që i forcon? Nëse ka ndonjë të tillë, pse nuk ecin denjësisht në thirrjen me të cilën janë thirrur?
Hidhi sytë ndaj vetes, shpirti im. A shfaqet te ti madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së Perëndisë ashtu siç duhet të jetë? Çfarë di ti nga detajet e veprës së Tij të Fuqishme, pra përplotësimin e planit të madh të vullnetit dhe projektimit të Tij në lidhje me ty? Çfarë prodhon në zemrën dhe jetën tënde “vepra efektive e fuqisë së tij”? A je plotësisht e shenjtëruar në shërbimin e Tij? A e ke vënë veten dhe gjithçka që zotëron në duart e Tij të dashura? A je mbushur me Frymën e Tij të Shenjtë? A kontrollon Ai çdo mendim, fjalë dhe vepër tënden? Dhe, a janë të gjitha fuqitë e qenies tënde dhe të gjitha zotërimet e shpirtit dhe trupit, të dorëzuara në ndikimin e Tij absolut?
Vendos në mua hirin e fuqishëm që do ta bëjë jetën time të përditshme një provë se Ti po punon vullnetin tënd në mua.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al