Stinët e zemrësShembull

Përse lëkundeni?
«Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se, përkundrazi, është Baali, atëherë ndiqni atë». - 1 i Mbretërve 18:21
Nuk ka rëndësi se kush mund të të përqeshë ose të të tallë ose si zemra jote e ligë mund të tkurret nga mospërfillja e kryqit. “Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se, përkundrazi, është Baali, atëherë ndiqni atë”. Ti nuk mund t'i shërbesh të dyve. Oh, bëhu e mençur. Nëse bota, Satani dhe mishi duken shumë të fuqishëm për ty, siç me siguri do të jenë, hyr në dhomëzën tënde të fshehtë dhe derdhe zemrën përpara Zotit; Ai do të jetë një strehë për ty. “Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit." Psherëtimat dhe rënkimet e një zemre të thyer dëgjohen në gjykatën e lartë, dhe lotët e një shpirti të penduar dëgjohen atje; sepse para fronit ndodhet Jezusi, Vëllai i zemrave të pikëlluara, shlyerja për mëkatin, Avokati i mëkatarëve që kanë neveri nga vetja për paudhësinë e tyre. Ai Shpëtimtar i bekuar i kupton të gjitha fjalët gjysmake. Ai e di se çfarë do të thoshte secili nëse do të mundeshin “sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.”
Mund të jetë ligji që të dënon, o njeri që druhesh. Ndërgjegjja të dënon; mendimet, fjalët, veprimet të gjitha të dënojnë. Qoftë kështu, dhe le të jetë mëshira jote dhe fillimi i shpëtimit tënd, sepse kjo është si fuqia me të cilën Fryma e Shenjtë fillon të veprojë në shpirt, duke na nxjerrë kështu nga pushteti i errësirës dhe duke na zhvendosur “në mbretërinë e Birit të tij të dashur”. Feja e Jezusit është një fe e fuqisë, dhe nëse, përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë, shohim një zbulim të mëkatit dhe dënimit, le të thotë Jezusi: “mëkatet e saj të shumta i janë falur”; Atëherë barra hiqet ligjërisht dhe shpirti ka paqe të sigurt. Kështu do të ndodhë me secilin që ngjallet nga Fryma. Fryma bëftë të vish ashtu siç je!
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al