Stinët e zemrësShembull

Vepro në favorin tim
O Zot, vepro në favorin tim. - Psalmi 109:21
Psalmisti nuk thotë se çfarë dëshironte që Perëndia të bënte për të. Ai e lë kërkesën e tij të hapur. Pra, kjo lutje lihet e hapur për të gjitha zemrat e hutuara që të përvetësohen sipas nevojave të tyre. Dhe po kështu, ne e lëmë të hapur që Perëndia ta mbushë në mënyrën e Tij. Vetëm një zemër që beson mund ta bëjë këtë lutje; vetë shqiptimi i saj është një veprim besimi. Ne nuk do të kërkonim asgjë nga një person po të mos e njihnim nga afër dhe po të mos i besonim natyrisht që do ta bënte atë që do t'i kërkonim ne, madje pa i thënë se çfarë.
Vetëm një zemër e zbrazur nga dëshirat e veta mund ta bëjë këtë lutje. Vetëm pasi të kemi ardhur në fund të burimeve tona vetjake ose, më saktë, të kemi parë që kurrë nuk kemi pasur ndonjë, atëherë ne jemi të gatshëm të pranojmë faktin se nuk mund të bëjmë asgjë dhe ta lëmë Perëndinë të bëjë gjithçka për ne. Vetëm një zemër e dashur mund ta bëjë këtë lutje. Sepse asnjërës nuk i pëlqen që dikush ta vendosë atë dhe punët e saja në duart e veta dhe të veprojë në vend të saj, përveç nëse ky person është përzemërsisht i/e dashur për të. Ne mund t'i nënshtrohemi kësaj, por nuk duhet ta pëlqejmë dhe sigurisht nuk duhet ta kërkojmë atë.
Padyshim që ka ndodhur diçka para se të kemi arritur tek kjo lutje. As ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë. Ndoshta jemi ngushtuar shumë për t'u sjellë deri në këtë lutje. Përkundrazi, le të ngremë falënderime për këtë. Ky është hapi që duhet të ndërmarrim për të zbritur nga anija e mbytur, te shkallët që ende varen anash. A do të jetë hapi tjetër në ujë të thellë? Vazhdo, ec edhe pak më poshtë! Mos ki frikë! Hapi tjetër është që ne nuk e dimë se për çfarë duhet të lutemi. Tani kemi arritur në fund. Çfarë vjen më pas? Vepro në favorin tim. Ky është hapi për në anijen e kapitenit. Tani Ai do të na shkëpusë nga rrënojat e përpjekjeve tona, shkallët dhe të gjitha do të lihen pas, dhe ne nuk kemi asgjë tjetër për të bërë përveçse të rrimë të qeta dhe ta lëmë Atë të na dërgojë në strehën që dëshirojmë, ndoshta duke marrë tërësisht një tjetër drejtim, ndryshe nga çdo drejtim që ne do e kishim konsideruar si më të mirin.
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al