Stinët e zemrësShembull

Një banket për të ligështuarit(2)
Nuk dua t'i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës. - Mateu 15:32
Unë e di se ka disa që thonë se po kërkojnë Krishtin por megjithatë nuk mund ta gjejnë Atë. Zemra të dashura, mos u zemëroni me mua, sepse unë shkruaj për veten time, si dhe për ju kur ju them se nëse nuk ushqeheni, ndodh sepse nuk doni të hani! Hamendëso sikur ishe në një nga ato turmat në mal dhe se me urdhër të Zotit ishe ulur me të tjerët, por kur një nga dishepujt të solli shportën me ushqim, të bërë gati nga dora e Vetë Zotit dhe të bekuar nga Vetë buzët e Tij, ti nuk pranove ta merrje atë për shkak të ndonjë teke të pamend, kapriçoje ose dyshimi që pate. Kë do të kishe fajësuar përveç vetes nëse do të të binte të fikët nga lodhja gjatë udhëtimit tënd të kthimit mbi kodrat e Judesë për në shtëpinë tënde?
Ah! Askush në atë banket të mrekullueshëm nuk ishte aq budalla dhe i paarsyeshëm sa jemi ndonjëherë unë dhe ti, sepse është dokumentuar se “të gjithë hëngrën dhe u ngopën.” Tani, a nuk do të merrte zemër një e gjorë mëkatare, e vuajtur dhe e uritur, nga mësimi i kësaj mrekullie dhe të vinte menjëherë te Shpëtimtari i dhembshur për t'i furnizuar të gjitha nevojat e saj? Sa më e uritur të jesh, aq më i madh do të jetë gëzimi yt ndërsa je e ngopur. Ai ka thënë, “nuk dua t'i nis të pangrënë”. Besoji Atij dhe ji plotësisht e kënaqur. I nderuari Z. Spërxhën një herë buzagaz tha: “Ai mund të na bëjë të presim për të zgjuar oreksin, por Ai nuk do të na largojë të paushqyer në fund.” Pra, mos lejo asgjë të të dekurajojë. Ulu në gjunjë para Tij, ndërsa Ai të thërret, derisa shporta të vijë rrotull deri te ty ose derisa dishepujt të të kalojnë pranë, dil pranë Tij dhe merr bekimin drejtpërdrejt nga dora e Tij e dhembshur. Ai kurrë nuk do të të qortojë për besimin tënd të madh në Të.
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al