Stinët e zemrësShembull

A je e përgatitur?
Dhe do t'i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke të mira të shumta të vëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzohu'' Por Perëndia i tha: ``O i pamend, këtë natë shpirti yt do të kërkohet dhe ato që përgatite të kujt do të jenë? Kështu i ndodh atij që grumbullon thesar për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë» - Luka 12:19–21
Sa të kujdesshëm duhet të jemi që feja të jetë interesi ynë parësor. Ndoshta këtë natë shpirtrat tanë mund të na kërkohen. Ne mund ta përfundojmë ekzistencën tonë këtu në tokë dhe të hyjmë në botën e përjetshme. A jemi të gatshëm të takojmë Gjyqtarin tonë? A varemi nga drejtësia e Krishtit për të qenë të pranuar? A jemi të bindur për mëkatshmërinë dhe paaftësinë tonë për të ndihmuar veten? A vlerësojmë më shumë dashurinë e Krishtit apo miqësinë e kësaj bote? A ndihemi të gatshme ta marrim kryqin tonë çdo ditë dhe ta ndjekim Jezusin?
Si trashëgimtare të pavdekësisë, natyrshëm ndonjëra do të imagjinonte se ne duhet të përpiqemi të hyjmë në portën e ngushtë dhe të vëmë në punë të gjithë përpjekjet tona për të qenë trashëgimtare të lumturisë së ardhshme. Por, ah medet! Sa shpejt biem nga detyra që i detyrohemi Perëndisë dhe shpirtrave tanë.
Feja ia vlen të ketë vëmendjen tonë dhe çdo moment i jetës sonë duhet t'i kushtohet çështjeve të saj. Koha është e shkurtër, por përjetësia është e gjatë, dhe kur të jemi zhytur një herë në atë humnerë të padepërtueshme, gjendja jonë nuk do të ndryshojë më kurrë. Nëse ne i kemi shërbyer Perëndisë këtu dhe jemi përgatitur për vdekjen, i lavdishëm do të jetë shpërblimi ynë pas kësaj. Por nëse nuk i kemi shërbyer, shpirtrat tanë do të humbasin në mënyrë të pandreqshme. Oh, atëherë, le të ngulmojmë përpara dhe të kërkojmë dhe t'i shërbejmë Zotit. Fryma ju udhëzoftë dhe ju dhëntë interes për Shpëtimtarin.
Harriet Newell
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al