Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 106 NGA 365

Shkëmbi

Edhe ky shkëmb ishte Krishti. - 1 e Korintasve 10:4

Çfarë mendojmë kur qëndrojmë poshtë një shkëmbi të madh, të lartë, me pamje të lashtë dhe të njollosur nga koha? Ne mendojmë për forcën; mendojmë për kohërat; ne mendojmë për diçka shumë të qëndrueshme dhe shumë të fortë. Vështrojmë shtëpitë dhe veprat e tjera të njeriut të cilat shpejt prishen, por ne e dimë që shkëmbi i lashtë ka qëndruar për shumë kohë dhe do të zgjasë deri në trazirat e fundit, ose fundin e kësaj bote. Po, një shkëmb të jep idenë e kohës, të forcës dhe madhështisë. Dhe a nuk na bën kjo të mendojmë për Shkëmbin e përjetshëm të të gjitha kohërave - për Shpëtimtarin e përjetshëm Jezu Krishtin, të njëjtin dje, sot dhe përjetë; për Atë mbi të Cilin jemi ndërtuar; themelin e sigurt në të Cilin qëndrojmë? A kujtohemi për madhështinë e Tij, se kush është Perëndia i Fuqishëm? A kujtohemi për lashtësinë e Tij, se kush është i përjetshmi? A kujtohemi për forcën e Tij, se kush është i forti dhe Ai i Cili ka fuqi të sigurojë për ne?

Më lejoni t'ju pyes, mikeshat e mija të dashura: Cilat janë ndjenjat tuaja në lidhje me këtë Shkëmb, madje me Shkëmbin e Përjetshëm? A keni vrapuar për te Krishti si një Shpëtimtar tërësisht i mjaftueshëm? A keni kërkuar strehë në atë strehë të dashurisë së përjetshme? A besoni në Zotin Jezus Krisht? A mund të thoni, nga zemra të thyera dhe të penduara,

Asgjë në dorën time nuk të sjell dot,

thjesht tek kryqi Yt mbështetem sot.

“O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat”. Ejani në atë lumë përfitimesh shpirtërore (falje, paqe, shenjtëri, shpëtim të përjetshëm) që nuk dështon kurrë, që rrodhi për ju në Kalvar, kur Shkëmbi i Përjetshëm u godit. Po ejani, “pa para dhe pa paguar.” Mos sillni asgjë me vete. Ejani të merrni gjithçka. Ky “lum i pastër me ujin e jetës” nuk është shteruar. Lumi freskues i izraelitëve ndaloi një herë për një kohë. Lumi ynë gjithnjë ka shërbyer për besimtarët e penduar dhe ende po rrjedh.

Elizabeth Julia Haseth

Shkrimet e Shenjta

Dita 105Dita 107

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al