Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 98 NGA 365

Një paradoks i providencës

Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t'u jepte etërve tanë. - Ligji i Përtërirë 6:23

Mësimi që shtrihet para syve tanë mund të jetë ky: “Ai u shqye, Ai u rrah”, “Ai u lëndua, Ai u tejshpua”; dhe në përvojën tonë, ne mund ta ndiejmë se sa e dhimbshme është e vërteta e mësuar në këtë mënyrë. Por nëse syri i besimit mund të dallojë poshtëshkrimet e çmuara që pasojnë - “Ai do të na shërojë”, “do të na fashojë”, “por duart e tij shërojnë” - ne do të forcohemi për të duruar sprovën që është kaq e sigurt që do të përfundojë në fitore. Dhe ne themi, “Ah, Zot! Ti thjesht vrenjtesh për ta bërë buzëqeshjen Tënde më të ëmbël; Ti vret vetëm që të mund të sjellësh përsëri në jetë!” Plagosje e bekuar, vuajtje e hirshme, që na vë nën dashurinë dhe kujdesin e Mjekut të Madh!

Ai duhet të na largojë nga vetja jonë, nga mëkati dhe skllavëria e Satanit përpara se të mund të na sjellë në shenjtërinë, faljen dhe lirinë me të cilën Krishti na bën të lirë. Shumë herë Zotit i është dashur të trazojë folenë tonë dhe të na nxjerrë nga ndonjë strehë tokësore që po bëhej shumë e lehtë dhe shumë e dashur për shpirtin tonë. Por, ndërsa muzika tingëllon më ëmbël kur dëgjohet përtej ujërave, kështu edhe veprat e Zotit krijojnë harmoninë më të pastër në zemrat tona kur ato na arrijnë mbi valët e mundimit dhe sprovës. Kur një shpirt i sprovuar dhe i tunduar qëndron vetë mbi Perëndinë dhe këndon në mes të përmbytjes ose zjarrit, ky është një lavdërim, që sipas mendimit tim, duhet të jetë më lartësues dhe përlëvdues ndaj Perëndisë dhe hirit të Tij të madhërishëm sesa vetë halelujat e engjëjve të pa rënë.

Vështroni butësinë e Zotit dhe Bariut tonë të dashur; Ai nuk na dëbon duke na larguar nga brenda apo jashtë. Jo, sepse “pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin”. Dashtë Perëndia që kjo të jetë e vërtetë për ty dhe për mua, e dashur lexuese! Mos ngurrofshim kurrë të shkojmë atje ku Ai na udhëheq dhe mos konsiderofshim ndonjë rrugë tepër të ashpër ose të errët, kur dëgjojmë zërin e Tij të dashur që na thërret të shkojmë!

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 97Dita 99

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al