Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 96 NGA 365

Dashuria e Perëndisë për njerëzimin

Vështirë, në fakt, se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë..Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. - Romakëve 5:7–8

Përmes besimit le të vëmë re dhe të kemi parasysh bamirësinë dhe mirësinë e madhe të Perëndisë i Cili dërgoi Birin e Tij që të përjetonte vdekjen për shpengimin tonë ndërsa ishim armiqtë e Tij të vdekshëm, dhe se në çfarë mënyre e dërgoi Ai Atë.

Duhet të merret parasysh - me një besim jo dyshues dhe të përsosur - që Perëndia e dërgoi Atë te ne bujarisht, sepse Ai e dha Atë, nuk e shiti. Ai nuk mund të kishte bërë një dhuratë më fisnike dhe më të çmuar. Nuk dërgoi një shërbëtor ose një mik, por Birin e Tij të vetëm (Gjo. 3:16), aq shumë të dashur - jo në kënaqësi, pasuri dhe nderime, por në mundime, varfëri dhe shpifje; jo si Zot, por si shërbëtor (Fil. 2:7); po, madje në pjesën më të madhe të vuajtjeve të këqija dhe të dhimbshme, për të na larë jo me ujë, por me gjakun e Tij të çmuar, jo nga një pellg me baltë, por nga pellgu dhe ndyrësirat e paudhësive tona. Ai e dha Atë jo për të na bërë të varfër, por për të na pasuruar me virtytet, meritat dhe mëshirat e Tij hyjnore; po, dhe në Të, Ai na ka dhënë të gjitha gjërat e mira, dhe së fundmi dha veten e Tij, dhe këtë, me një zemërgjerësi kaq të madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë.

A nuk ishte kjo një bamirësi e madhe dhe e bollshme e Perëndisë për të dërguar Krishtin që të derdhte gjakun e Tij, të humbiste nderin, jetën dhe gjithçka për armiqtë e Tij (Rom. 5:6–8)? Edhe në kohën kur e kishim fyer Atë, Ai së pari na tregoi zemërgjerësinë e Tij me flakë të tilla dashurie, aq të mëdha sa nuk mund të thuhet. Perëndia në Krishtin na ka drejtuar (megjithëse jemi të dobët dhe të verbër nga natyra), që të mund të shohim në këtë gjendje të mjerueshme diturinë, mirësinë dhe të vërtetën e madhe, me të gjitha përsosmëritë e tjera hyjnore që janë në Krishtin. Prandaj të shohësh së brendshmi Krishtin e kryqëzuar në kryq është meditimi më i mirë dhe më i perëndishëm që mund të bëjmë.

Catherine Parr

Shkrimet e Shenjta

Dita 95Dita 97

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al