Stinët e zemrësShembull

Një pamje për njerëzit dhe engjëjt
Dhe, si u tha këtë, u tregoi atyre duart dhe këmbët. - Luka 24:40
Shpirti im, a nuk t'i ka treguar Shpëtimtari yt këto vula të pashlyeshme të dashurisë së Tij për ty? Dhe, duke i parë këto, a e ke kuptuar poshtërsinë e fajit tënd në sytë e Perëndisë, që mund të falet vetëm me një çmim të tillë si ky? A e dëgjon dot Atë duke thënë: "Unë e vuajta këtë për ty,” dhe a mundesh të shohësh një pamje të tillë dhe të dëgjosh fjalë të tilla pa u prekur? Jo, përkundrazi, e gjithë zemra jote duhet të ndjekë përvojën e atyre dishepujve, të cilëve iu bë për herë të parë zbulimi mahnitës, sepse është shkruar se ata "nuk po besonin prej gëzimit dhe çuditeshin".
Ato duar, që bënë aq shumë vepra të ëmbla mëshire; ato këmbë, të cilat bënë kaq shumë udhëtime të lodhshme për të sjellë ndihmë, për të bekuar dhe shpëtuar të tjerët, tani mbartin shenjat e vuajtjeve mizore të përjetuara për shkakun tim. Zot Jezus, zemra ime shkrihet nga dashuria dhe pikëllimi ndërsa meditoj për vuajtjet e panjohura të shlyerjes Sate! Sepse këto plagë në duart e Tua, në këmbët e tua dhe brinjën Tënde nuk janë veçse shenjat e jashtme fizike të anktheve të brendshme shpirtërore, shtypjeve dhe rrahjeve të shpirtit Tënd për mëkatin tim.
O, dashuri qiellore, besimi im të sheh ashtu siç qëndrove atë natë në madhështinë e mbuluar të jetës Sate të ringjallur, duke u lutur me elokuencë për ato “gojë memece të gjora” mbi trupin Tënd të shenjtë, në mënyrë që ata që Ti i kishe dashur “madje deri në vdekje", të besojnë në Ty dhe të besojnë te Ti për shpëtimin e shpirtit të tyre!
Shpirti im, eja përsëri te Zoti yt i ringjallur dhe kërkoji Atij të të tregojë përsëri diçka nga ajo që i kushtoi dashurisë së Tij për ty! Falja jote gjendet në vuajtjet e Tij, shërimi yt në vurratat e Tij, jeta jote në vdekjen e Tij! Të dyja Maritë “i rrokën këmbët dhe e adhuruan.” Bëj kështu dhe ti, dhe teksa e adhuron Atë me dashuri pendestare dhe zemër plotësisht të dorëzuar, Ai do të të pranojë dhe do të të japë hir që ti të thuash: “Zoti im dhe Perëndia im!”
Katherine Parr
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al