Stinët e zemrësShembull

Nën hijen e Kryqit
E përuli veten duke u bërë i bindur deri në vdekje, edhe deri në vdekje të kryqit. - Filipianëve 2:8
Mund të ngrihet pyetja: "Kush është ky i Dashur i mrekullueshëm që do të shkonte në thellësi të tilla për nusen e Tij dhe mbi të Cilin mbështetet kjo nuse e dobët dhe e drejtë ndërsa del nga shkretëtira?" Është Ai që, në plotësinë e kohës, nuk e përbuzi barkun e virgjëreshës së përulur, por u bë foshnjë dhe mori trajtën e një njeriu. Ai është i Shenjti nga të shenjtët, e megjithatë “I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes," e përsëri, “u përfshi midis keqbërësve". Nën peshën e mëkatit dhe ndëshkimit të Vet, Jezusi vuajti në kopshtin e shenjtë të Gjetsemanisë dhe djersët, në formën e pikave të mëdha të gjakut binin përtokë. Oh, ato pika të çmuara, të çmuara që dalin nga venat e Tij të vyera, me më shumë vlerë se gjithë ari dhe perlat që duart e Tij kanë bërë!
Ky është Dhëndri i pashoq për të cilin po flasim. Dashuria e Tij shpëton, si dhe ndez shpirtin duke u përpjekur të tregojë për vlerën e Tij, i Cili në Kalvar, ishte shtrirë në drurin e mallkuar dhe aty u përmbush skena e dashurisë së vuajtjeve të Tij mistike. Eja, ulu me mua një çast nën hijen e kryqit të Tij. Nuk do të na gjymtojë, por do të shtojë gëzimet e ditës sonë së martesës. Shiko lart, dhe mos harro se Ai që derdh gjak i varur atje është si një bashkëshort. Është Dhëndri, i dashuruari me Nusen, që duron ato dhimbje të panjohura. Shihni se si mishi i Tij i shenjtë është mavijosur nga fshikullimi dhe duart dhe këmbët e Tij të çmuara janë shpuar me gozhda të dhëmbëzuara. Shihni si është copëtuar balli i Tij qiellor me ferra dhe tejshpuar brinja e Tij me heshtë mizore. Secila plagë e madhe shpall, “Njeriu është fajtor; Perëndia është dashuri.” Por Perëndia është drejtësi gjithashtu! Oh, shiko që gjaku i Tij i çmuar po rrjedh pikë pikë. Ai rrodhi për mëkatarë si unë – si ty! Shiko dhe mba vesh. Shiko dhe ngushëllohu. Shiko dhe adhuro.
Këtu vështro derisa dashuria zemrën të ta zbërthejë,
dhe çdo frikë skllave të shkojë tej.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al