Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 30 NGA 364

Zanafilla 16:11

Engjëlli i ZOTITi tha akoma: «Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;

Perëndia bën atë që ka premtuar.

Agari ishte ulur pranë një pusi, ajo ishte e lodhur. Ajo kishte bërë një rrugë të gjatë dhe dëshironte të pushonte për pak. Më pas iu afrua një burrë. Ai ishte një engjëll, një lajmëtar i Perëndisë, por Agari nuk e dinte këtë gjë. Engjëlli i tha: “Agar, pse je këtu?” Kështu Agari i tregoi gjithçka. Engjëlli i tha: “Ti duhet të kthehesh pas dhe t’i bindesh Sarës përsëri. Por gjithashtu unë do të kujdesem për ty dhe foshnjën tënde. Ti do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, që do të thotë: Perëndia dëgjon.” Tani Agari e di se engjëlli ishte urdhëruar nga Perëndia që t’i tregonte asaj këto gjëra, ndaj Agari bindet dhe dëgjon. Ajo u kthye përsëri tek Abrami dhe Sarai. Ne gjithmonë duhet të bindemi kur na flet Bibla, sepse Zoti na tregon në Bibël se çfarë duhet të bëjmë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 29Dita 31

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al