Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 29 NGA 364

Zanafilla 16:4, 6

Dhe ai hyri tek Agari, që mbeti me barrë; por ajo kur u bind se kishte mbetur me barrë, e shikoi me përbuzje zonjën e saj.

Abrami iu përgjigj Sarait: «Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç’të duash». Atëherë Sarai e nëpërkëmbi dhe ajo iku nga prania e saj.

Agari largohet.

Tashmë gjenden dy gra në çadrën e Abramit; Sarai dhe Agari. Sarai ishte më e moshuara. Agari duhej t’i bindej asaj. Pas disa kohësh Agari mbeti shtatzënë dhe priste një fëmijë. Ajo ishte shumë e lumtur. Ajo mendoi: “Unë do të kem një fëmijë, ndërsa Sarai jo. Tani Sarai nuk do të jetë më padronia ime.” Ajo nuk iu bind më Sarës. Sarai u zemërua dhe i tha Abramit. Abrami iu përgjigj: “Dënoje Agarin ashtu siç ti dëshiron.” Por Agarit nuk i pëlqeu kjo gjë dhe u largua, larg çadrës së Abramit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 28Dita 30

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al