Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 27 NGA 364

Zanafilla 15:6

Dhe ai i besoi ZOTIT dhe kjo iu llogarit për drejtësi.

Abrami i besoi Perëndisë.

Abrami donte që të kishte një bir. Ai e besonte këtë. Aq sa ka yje në qiell, aq fëmijë do të lindnin! Kjo dukej e pamundur sepse Abrami dhe Sarai ishin të moshuar. Por megjithatë do të ndodhte! Me Zotin asgjë nuk është e pamundur! Abrami besoi me patundshmëri në ato që tha Zoti. Perëndia e pa, dhe ishte i lumtur për këtë. Perëndia e dinte që Abrami ishte njeri mëkatar. Ai shpesh bëri gjëra të gabuara. Por megjithatë ai i besoi Perëndisë. Kjo është arsyeja pse Bibla thotë: “Dhe ai (Abrami) besoi në Zotin; dhe Ai (Perëndia) ia numëroi atë për drejtësi.” Kjo do të thotë: Shumë mirë, Abram, që ti besove në Mua. Unë me siguri do të bëj atë që kam premtuar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 26Dita 28

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al