Pas këtyre ngjarjeve, fjala e ZOTIT iu drejtua Abramit në një vegim: «Abram, mos ki frikë. Unë jam mburoja jote. Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh!». Abrami tha: «O ZOT, Zoti im, çfarë do të më japësh kur jam pa fëmijë e trashëgimtari i shtëpisë sime do të jetë Eliezeri i Damaskut?». Pastaj tha: «Ti nuk më ke dhënë pasardhës dhe, ja, një shërbëtor do të jetë trashëgimtari im». Dhe, ja, fjala e ZOTIT iu drejtua: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky, por ai që do të dalë prej trupit tënd, ai do të jetë trashëgimtari yt». Pastaj e nxori jashtë e i tha: «Shiko qiellin e numëroji yjet, po munde! Kaq të shumtë do të jenë trashëgimtarët e tu». Abrami besoi në ZOTIN e ZOTI ia numëroi për drejtësi.
Lexo Zanafilla 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 15:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video