Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 15:5
Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: «Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet në rast se mund t’i numërosh», pastaj shtoi: «Kështu ka për të qenë pasardhja jote».
Abrami numëron yjet.
Perëndia nuk e harron Abramin. Ai i tha: “Mos ki frikë, Abram. Unë do të të jap gjithçka që të nevojitet”. “Çfarë do të më japësh atëherë, Perëndi?”, pyet Abrami. “Unë jam i moshuar dhe akoma nuk kam një bir. Kush do të kujdeset për gjithçka kur të vdes?” Atëherë Perëndia e nxori Abramin jashtë. Ishte errësirë. Në qiell kishte një numër të madh yjesh. Do t’i kesh parë edhe ti. “Ngrije vështrimin lart Abram”, tha Perëndia, “dhe thjesht numëro yjet”. Por Abrami nuk mundi t’i numërojë. Ishin shumë yje! “Unë do të të jap një familje po kaq të madhe”, tha Perëndia. “Shumë, shumë njerëz do të jetojnë në këtë vend”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al