Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 13:11
Kështu Loti zgjodhi për vete tërë fushën e Jordanit dhe filloi t’i zhvendosë drejt lindjes çadrat e veta. Kështu u ndanë njëri nga tjetri.
Loti zgjedh pjesën më të mirën për veten e tij.
Grindja nuk është e mirë. Në një grindje ti je i inatosur dhe madje mund të rrihesh dhe të shkelmohesh me dikë tjetër. Pse ndodh kështu? Ti dëshiron diçka dhe personi tjetër gjithashtu e dëshiron atë. Por është e pamundur ta ketë secili. Barinjtë që kujdeseshin për delet e Abramit dhe Lotit, filluan të grindeshin. Ata të gjithë donin vendin më të mirë për delet. “Ne erdhëm këtu të parët, largohuni!” bërtisnin ata. “Jo”, bërtisnin të tjerët, “edhe ne duam që të rrimë këtu.” Kjo gjë nuk mund të vazhdonte kështu. Abrami i tha Lotit: “Mund të zgjedhësh ti i pari një vend, pastaj unë do të zgjedh atë që ka mbetur.” Dhe çfarë bëri Loti? Ai zgjodhi vendin më të mirë për veten e tij! A ishte e drejtë kjo gjë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al