Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 12:4
Atëherë Abrami u nis, siç i kishte thënë ZOTI, dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.
Abrami niset në një udhëtim.
Perëndia i tha Abramit: "Shko në vendin që unë do të të tregoj." Kështu Abrami shkon. Ai iu bind Perëndisë dhe e dëgjoi Atë. Po ti? Abrami bëri gjërat gati. Ai çmontoi çadrën në të cilën jetonin. Pastaj u larguan: Abrami, Sarai, të gjitha delet dhe të gjitha dhitë, nipi i tij Loti bashkë me të shoqen. Sa radhë e gjatë! Perëndia i drejtoi ata të sigurt për në Kanaan, në tokën e premtuar. Këtu Abrami ndërtoi një altar për Perëndinë. Ai e falënderoi Perëndinë që u kujdes aq shumë për të.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al